BSH dhe BERZH organizon workshop për Faktoringun në Shqipëri - Business Magazine Albania

BSH dhe BERZH organizon workshop për Faktoringun në Shqipëri


Banka e Shqipërisë organizoi workshopin “Faktoringu në Shqipëri”, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, BERZH-it, bankave tregtare, institucioneve financiare jobanka, etj.

Qëllimi i këtij workshopi ishte t’i ndihmojë bankat dhe institucionet financiare të ndërgjegjësohen për avantazhet e zgjerimit të shërbimit faktoring në Shqipëri, si një mundësi për të financuar biznesin, sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Shërbimi faktoring është pjesë e sistemit financiar shqiptar. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë lejon liçencimin e bankave apo institucioneve financiare jobanka për këtë lloj shërbimi, ku aktualisht janë 8 institucione financiare jobanka dhe 9 banka të liçencuara nga Banka e Shqipërisë.

Workshopi çeli punimet e tij me fjalën përshëndetëse të Zëvendësguvernatores së Dytë të Bankës së Shqipërisë,  Natasha Ahmetaj dhe përfaqësuesit të BERZH-it në Shqipëri, Matteo Colangeli.

Në fjalën e saj, Zëvendës-guvernatorja Ahmetaj, theksoi se faktoringu mund të jetë një shërbim i rëndësishëm në sistemin financiar shqiptar, me potencial zhvillimi. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë dhe grupet e interesit do të punojnë së bashku për të identifikuar pengesat reale për zhvillimin e mëtejshëm të këtij shërbimi, duke qenë se nga vëzhgimet e Bankës së Shqipërisë rezulton se tregu në Shqipëri ka nevojë për këtë lloj shërbimi. Ky shërbim mund të ofrojë më shumë financim se institucionet kredituese tradicionale dhe në të njëjtën kohë redukton rreziqet e kreditimit.

Ndërsa përfaqësuesi i BERZH-it Colangeli nënvizoi se faktoringu nuk është një shërbim shumë i njohur në Shqipëri dhe ka nevojë të zgjerohet. Përveç përfitimeve në financimin e biznesit, ky shërbim rrit edhe konkurrueshmërinë e ekonomisë, një objektiv i mbështetur gjerësisht nga BERZH.

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0