Gjithsej 23 çmime për grupin RBI në “European Banking Awards” të EMEA Finance – “Banka më e mirë”, “Banka më e mirë e huaj”, “Banka më e mirë e investimeve” dhe “Banka më e mirë private” në 15 vende.
Gjithashtu, EMEA Finance përzgjodhi RBI si “Banka më e mirë” në Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë, si “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri, Bjellorusi, Rumani, Rusi dhe Serbi, si “Banka më e mirë private” në Bullgari, Republikën Çeke dhe Poloni, si dhe “Menaxheri më i mirë i aseteve” në Bullgari dhe Sllovaki.
Revista e rëndësishme financiare e shpalli RBI si “Banka më e mirë në EQL dhe CIS” dhe degën e saj sllovake Tatra banka si “Banka më inovative në EQL dhe CIS”.
Gjithashtu, ajo vlerësoi Tatra bankën për aplikacionin e saj të pagesave bankare përmes celularit “mobile banking” me çmimin “Produkti më i mirë i prezantuar në EQL & CIS”.
“Rezultati i shkëlqyer në Europe Banking Awards të EMEA Finance konfirmon se RBI është në rrugën e duhur. Jo vetëm që Grupi ka performancë të mirë, por gjithashtu dëshmohet të ketë përparësi në fushën e inovacionit dhe bankingut digjital”, komenton CEO i RBI Johann Strobl.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto