Tashmë jCoders vjen në Tiranë dhe në bashkëpunim me Protik Innovation Center ju fton të bëheni pjesë e trajnimeve, duke i dhënë një tjetër dimension pasditeve interaktive të fëmijëve tuaj. Janë të mirëpritur të gjithë fëmijët nga 8 deri 15 vjeç. Për t’iu përshtatur sa më mirë nevojave specifike të çdo fëmije seancat drejtohen nga 2 trajnerë njëkohësisht.
Trajnimet jane të organizuara në 3 module: bazë, robotikë, mobile.
Akademia jCoders ka këto objektiva:
- Ndërtimin e gjeneratave të reja me njohuri të teknologjisë informative
- Zhvillimin e planprogrameve të reja të cilat do të ofrojne diversitet në mësimin e teknologjisë
- Zgjerimin e akademisë edhe në qytete të tjera
Programi i akademisë është i bazuar në projekte dhe me moton ‘Mëso duke punuar’ i cili lejon lulëzimin e potencialit të plotë të secilit fëmijë, duke nxitur kreativitetin, punën në grup, krijimin teknologjik dhe mbi të gjitha inovacionin. Nxënësit transfromohen nga shfrytëzues të teknologjisë në krijues të teknologjisë.
Suksesi i nxënësve të jCoders ka sjellë shumë çmime: Tre nxënës të kësaj akademie dolën fitues të çmimit prestigjoz në Albanian ICT Awards, “Ylli në ngritje”.
Lexoni: “ICT Ylli në Ngritje”, Raesa Nikshiqi: “Njerëzit me nevoja të veçanta në fokus të projektit tim.”
Akademia jCoders është funksionale në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Tiranë.
Çfarë mësohet në Akademinë jCoders?
Gjeneratat e reja të ditës së sotme janë të lidhur ngushtë me përdorimin e pajisjeve teknologjike dhe si të tillë ata çdo ditë e më shumë po bëhen të varur, mirëpo edhe të largët në aspektin e njohjes në thelb të krijimeve teknologjike. Në jCoders punohet shumë në ndërtimin e kulturës së inovacionit dhe nxitjen e kreativitetit në klasë, të cilat lejojnë liri si dhe lulëzim të potencialit.
Akademia jCoders punon shumë në hulumtimin e metodave më efektive të mësimdhënies në mënyrë që të nxënit e mësimit brenda orëve të jetë sa më efektiv. Ky proces është ciklik dhe vazhdimisht punohet të përmirësohet.
Trajnimet të cilat ofrohen janë të dedikuara për moshat 8-15 dhe 15-18.
Trajnimet për moshat 8-15 përbëhen nga këto module (kliko këtë link)
Trajnimet për moshat 15-18 përbëhen nga këto module (kliko këtë link)
Për të dyja grupmoshat trajnimet në modulet më të avancuara bëhen sipas suksesit dhe parapëlqimeve të nxënësve.
Struktura Mësimore
Grupet e fëmijëve të jCoders janë maksimumi 15 fëmijë.
Certifikimi – Pas përfundimit të suksesshëm të moduleve, nxënësit certifikohen nga Akademia jCoders dhe Ministria e Arsimit me titullin Junior Coder.
Çmimi: 40 euro në muaj.
Mësimi mbahet në hapësira kreative të pajisura me laptop individual për secilin fëmijë në të cilin do të zhvillojë gjatë orës.
Programi i përdorur në Trajnimet jCoders është material i adaptuar nga Creative Computing dhe Scratch, këto dy të dizajnuara nga MIT Media Lab dhe Harvard Graduate School of Education. Programi për modulet Robo dhe Mobile eshte i adaptuar nga Arduino dhe AppInventor.
Për më shumë informacione klikoni këtu.
Regjistrohuni duke plotësuar formën në www.j-coders.com/register ose në nr. +355 69 8986453.
Nxitoni të regjistroheni, aplikimet janë të hapura deri në fund të muajit Shtator.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.