Vitin e kaluar Tesla e ndërpreu prodhimin e baterive me sasi të ndryshme të energjisë për modelet e saj “lower-end”. Natyrisht, “lower-end” është një term relativ kur bëhet fjalë për një Tesla, të paktën deri sa modeli 3 me vlerë 35.000$ të bëhet gjerësisht i disponueshëm. Makinat në fjalë kanë çmime duke filluar nga 61.000$ deri në 74.000$. Numrat në emrat e tyre i referohen fuqisë në kilovat të baterive të tyre – një bateri low-end 60kw zgjat rreth 200 milje.
Por meqënëse Tesla nuk prodhon më bateri 60kw, ajo që këto makina aktualisht kanë është një bateri 75kw që është reduktuar artificialisht nga software-i në rangun e një baterie 60kw. Njerëzit që blejnë këto makina mund të zhbllokojnë fuqinë shtesë të baterisë duke paguar një tarifë tek Tesla, me vlerë disa mijëra $.
Lexoni: Elon Musk parashikon Luftën e Tretë Botërore
Tesla është lavdëruar shumë në mediat sociale dhe në shtyp, pasi po ndihmon të gjithë shtetasit e Floridës me fuqi shtesë të baterisë, kur ata kanë nevojë më shumë për të.
Burimi: inc.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.