18 website-t më të dobishme për ju - Business Magazine Albania

18 website-t më të dobishme për ju


freecampsites.net – Nëse jetoni në “rrugë” si nomadë, kjo faqe do të ishtë mjaft e vlefshme për ju. Vetë emri i website-it e tregon qëllimin e tij.

mathway.com – Një faqe shumë e mirë për studentët. Kjo faqe ju jep mundësi për të zgjidhur problemat e algjebrës, matematikës madje edhe të kimisë.

Lexoni: FILLIMET E 14 WEBSITE-EVE TË KOMPANIVE MË TË MËDHA

myfridgefood.com – Vetëm kontrolloni se çfarë keni në frigoriferin tuaj dhe ky website do ju tregojë sesi mund të përgatisni receta të ndryshme.

archive.org/web – Zbuloni versione të arkivuara të website-ve nga vite më përpara. Gjithashtu në archive.org mund të gjeni shumë gjëra të tjera të mrekullueshme si libra, filma etj.

noisli.com – Gjeneroni tinguj të ndryshëm në background-in tuaj në mënyrë që t’iu ndihmojnë ndërsa jeni duke studiuar apo punuar.

radio.garden – Mund të dëgjoni kanalet në radio kudo ku ndodheni nëpër botë.

tosdr.org – Ky website do të përmbledhë shkurtimisht pikat kyçe të asaj çfarë përmbajnë “Terms of Services” për faqe të shumta.

sleepyti.me – Ky website do të llogarisi kohën më të mirë që ju nevojitet për të fjetur në mënyrë që të mos zgjoheni në mes të një cikli gjumi të thellë.

localingual.com – Dëgjoni zërin e njerëzve nga çdo vend i botës.

unsplash.com – Merrni foto falas me rezolucion të lartë.

Lexoni: 15 website ku ju mund të mësoni çdo ditë, diçka të re

backgroundcheck.org/justdeleteme – Zbuloni se si të fshihni llogaritë tuaja në internet.

webkay.robinlinus.com – Zbuloni se çfarë dinë shfletuesit rreth jush

randomusefulwebsites.com – Një website që në mënyrë rastësore ju çon në një website të dobishëm.

www.ocearch.org/ – Ju mund të gjurmoni peshkaqenë në kohë reale.

pixlr.com/editor – Edhe pse nuk është photoshop, është versioni më i afërt që mund të gjeni në browser.

thetruesize.com – Shikoni madhësinë reale të disa shteteve dhe qyteteve dhe krahasojini ato me njëri tjetrin.

repairclinic.com – Nëse doni të mësoni që të bëheni një njeri duarartë, ky është burimi juaj. Jo sepse ju tregon sesi t’i rregulloni gjërat, por ju mund të porosisni pjesët që ju nevojiten.

Lexoni: 10 aplikacione dhe website që do t’ju ndryshojnë jetën

gethuman.com – Kjo faqe ju ndihmon të lidheni me një person aktual kur telefononi shërbimin e klientit.

burimi: Somotom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0