Këshilla nga Paul English për të gjithë sipërmarrësit e rinj - Business Magazine Albania

Këshilla nga Paul English për të gjithë sipërmarrësit e rinj


Paul English ka kompani të shumta të suksesshme, përfshirë Kayak.com, por ai ende ndjen keqardhje për disa gjëra në jetën e tij. Në ditët e tij të hershme, ai do të irritohej nga kolegët që sipas tij nuk ishin të shpejtë apo të zgjuar sa duhet. Me marrjen e më shumë eksperience, ai e kuptoi rëndësinë e mirësisë.Zemërimi është një helm që ju merrni dhe prisni që personi tjetër të vdesë,” thotë ai. Njerëzit kujtojnë se si ju i bëni ata të ndihen.

Lexoni: Këshilla nga 3 themeluesit më të suksesshëm të botës

Kur u pyet për informacionin që do të ndante me veten e tij më të ri, ai tha: “Do të keni nisur pesë kompani deri në moshën 50 vjeçare. Do të shikoni mbrapa dhe do të kuptoni se keni patur marrëdhënie të mira gjatë gjithë kohës. Marrëdhëniet që filloni kur jeni 20 mund të jenë shumë kuptimplota kur shkoni 30, 40 dhe më tej. Veproni me mirësi dhe kjo do t’ju paguajë dividentë në vitet në vijim.”

burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0