Tesla vlen më shumë se Ford dhe GM, pavarësisht se ka vetëm 1 % të shitjeve të tyre - Business Magazine Albania

Tesla vlen më shumë se Ford dhe GM, pavarësisht se ka vetëm 1 % të shitjeve të tyre


Tesla është aktualisht kompania më e vlefshme amerikane e makinave, me vlerë 53.5 miliardë $ në treg, rreth 3 miliardë $ më shumë se General Motors. Kjo pavarësisht numrit të shitjeve që nuk është i afrohet gjigandëve amerikanë të makianve si Ford dhe GM.

Kompania e Elon Musk shiti pak më shumë se 22.000 automjete këtë tremujor. Kjo është pak më shumë se 1 % e shitjeve të Fordit prej 1.7 milionë shitjeve në këtë tremujor dhe pak më pak se 1 % e 2.3 milionëve të General Motors.

Më poshtë është grafiku që tregon vlerën në treg të Tesla në krahasim me Ford dhe General Motors


Tesla

Lexo: Një guidë brenda kompanisë Tesla – Ja si prodhohen makinat elektrike

Të qenurit në gjendje të përmbush qëllimet e saj ka qenë prej kohësh një çështje kritike për Teslën, e cila ka pësuar një humbje rekord prej 336 milionë $ këtë tremujor, ndërkohë që rriti prodhimin e Modelit 3.

Shitjet e Tesla, Ford dhe General Motors në tremujorin e dytë të vitit 2017

TeslaTesla aktualisht shet makina plotësisht elektrike në SHBA në ndryshim nga të gjitha kompanitë e tjera të makinave. Por kompanitë tradicionale si Ford dhe GM kanë linjat e veta të makinave elektrike dhe kanë dëshmuar se do të zhvillohen edhe më tej, kështu që ajo do të duhet të vazhdojë të rritet, siç bëri këtë tremujor, për të ruajtur pozicionin e saj.

Burimi: recode.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0