Nga një biznes pushimesh, në një biznes eksperiencash!

Nga një biznes pushimesh, në një biznes eksperiencash!


Me vështirësitë e zakonshme me të cilat puna na përball çdo ditë, arritëm ta lançonim website e ri të Zenith Travel në kohë, për sezonin e ri turistik.

Gjë që ndodhi në sajë të një bashkëpunimi fantastik me stafin e agjencisë së udhëtimeve Zenith të cilët ia dolën të na transmetonin thjesht dhe shpejt filozofinë, kulturën e shërbimit dhe të funksionimit të biznesit të tyre.

Tashmë, ndërsa faqja e internetit është online dhe vizitorët e parë kanë filluar të lundrojnë aty, vëmë re se ka dalë vërtet bukur. Kishte shumë pasion që përcillej në çdo takim mes stafeve tona ndaj atë pasion ne u përpoqëm ta transmetojmë në dizajnin e ri të website të Zenith Travel. Një dizajn i pastër dhe atraktiv për një faqe interneti funksionale, duke u përqëndruar jo vetëm te fotografitë ndjellëse të plazheve të larmishme apo Rivierës vendase, por edhe tek larmia e ofertave që prezantohen aty si përvoja tërësisht të veçanta.

“Kërkonim një faqe interneti, ku të prezantonim një përvojë të plotë për pushuesit” – shprehet Erind Sula, Drejtor i Shitjeve në Zenith Travel.

“Kemi hyrë në biznesin e transportit fillimisht me autobuza dhe prej vitesh kemi fituar njohuri dhe eksperienca me turistët. Kemi mësuar t’i njohim, të kuptojme dëshirat e tyre dhe të dallojme interesat përkatëse të pushimeve apo udhëtimeve për secilin profil udhëtari. Mësuam se mund të ofronim diçka më shumë në këtë sektor, pasi ne po jetonim në të. Tashmë kemi kuptuar se ajo që duhet të bëjmë për klientët tanë është ti japim formën e dëshiruar përvojave të tyre në udhëtim dhe në pushime.”

“Besojmë se tani mund të themi që nuk jemi në biznesin e transportit apo pushimeve, por jemi në biznesin e eksperiencave.“ – vazhdon Erind Sula, Drejtor i Shitjeve Zenith Travel.

Kjo është një histori transformimi, nga një agjenci udhëtimesh apo biznes pushimesh në një biznes eksperiencash, të cilën mund ta kuptosh që ka filluar të ndodhë kudo. Tashmë sektori i turizmit po ndryshon dhe ky ndryshim po sjell nevojën për t’u përshtatur dhe për të operuar në një mënyrë të ndryshme nga më parë.

Konsumatori, vizitori apo turisti është pjekur. Që nga mënyra si kërkon për të gjetur agjencinë e tij të pushimeve, resortin apo hotelin ku do të akomodohet ashtu edhe nga përqasja e tij ndaj zgjedhjes së transportit, transparenca e çmimeve, etj.

“Konsumatori tashmë ka pushtet zgjedhjeje më të madh në sajë të informacionit të bollshëm online. Ndaj dhe ne këtë sezon rishikuam prezencën tonë online, duke ri-ndërtuar website-in e kompanisë, duke freskuar logon tonë dhe duke organizuar paketat tona të udhëtimeve dhe pushimeve sipas kërkesave të vizitorëve” – shton Erindi.

 

Ne, tek New Media Communications, ndër vite kemi hasur shpesh sfida për të bindur bizneset me të cilat punojmë mbi rëndësinë e prezencës së tyre online dhe marketingut dixhital. Por ajo që shohim këto vitet e fundit, është se bizneset po evolojnë dhe po zhvillohen duke përqafuar trendet e fundit të sektorëve ku operojnë duke fuqizuar kapacitete teknologjike dhe njerëzore për të çuar biznesin e tyre përpara.Dhe ne, jemi këtu për t’i ndihmuar të rriten dhe për t’i mbështetur me ekspertizën tonë të ngritur që nga viti 2007 në sektorin e marketingut dhe zgjidhjeve dixhitale.

Për ty që po e lexon këtë artikull, duam të ndajmë me dashamirësi një ftesë. Nëse tani po mendon për pushimet e tua të ardhshme, kliko www.zenithtravel.al për të shijuar një përvojë unike që mbart EKSPERIENCA ZENITH!

 

Nga Gerti Boshnjaku – CEO, New Media Communications

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0