Aplikacioni i shqiptarit nga Presheva zgjidhet si më i miri në Itali

Aplikacioni i shqiptarit nga Presheva zgjidhet si më i miri në Itali


Bëhet fjalë për një aplikacion në fushën e mjekësisë, i cili ka fituar në konkurrencë me dhjetëra projekte që ishin në garë në Itali.

Bashkim Sejdiu, me anë të një algoritmi në Milano, ku është numri më i madh i emigrantëve, kishte arritur të lehtësonte punën e autoriteteve shëndetësore që të zbulojnë se cili prej emigrantëve është i rrezikuar nga tuberkulozi ose nga ndonjë sëmundjet tjetër ngjitëse.

Shumica e sëmundjeve barten nga emigrantët, thotë Bashkimi.

Ne kemi krijuar një pyetësor që shumë lehtë zbulohet nëse emigranti është infektuar nga ndonjë sëmundje e caktuar ngjitëse”, tregon për aplikacionin Bashkim Sejdiu.

Derisa ai plotëson formularin, në të njëjtën kohë emigranti krijon një kartelë shëndetësore që i dërgohet administratës italiane. Çdo formular plotësohet në gjuhën e emigrantëve, ndërsa administratës i adresohet në gjuhën italiane.

Shumica e emigrantëve nuk e zotërojnë gjuhën e vendit. Nëse e dërgojnë fëmijën e tyre te mjeku, atëherë nuk kuptojnë për prioritetin e vaksinave.

Bashkimi ka zgjidhur gjithashtu një problem me aplikacionin e zbuluar. I vjen një mesazh në telefon në formë të “push alertit” se është koha për vaksinim dhe të gjitha komunikimet bëhen me telefon dhe kështu evitohet kostoja e postës.

Edhe mjekut i lehtësohet puna, pasi edhe ai e ka vështirë sqarimin për rëndësinë e vaksinave nga moskuptimi i gjuhën së emigrantit.” Madje, edhe fushatat kundër sëmundjeve të ndryshme ngjitëse mund të përcillen te emigrantët përmes aplikacionit.

Bashkim Sejdiu është bërë i njohur edhe për aplikacionin që e kishte bërë në dhjetë gjuhë të emigrantëve, për të lehtësuar komunikimin e emigrantëve me administratën italiane.

Me aplikacionin e Bashkim Sejdiut, emigrantët i kanë marrë më lehtë dokumentet italiane, edhe atë në dhjetë gjuhë të ndryshme të botës.

burimi: albinfo.ch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0