Në kuadër të projektit “Turizmi si një avantazh kryesor”, USAID, ambasada suedeze dhe Bashkia e Belshit, Elbasan (Shqipëri e Mesme) organizuan me operatorë turistikë në një nga qendrat agroturistike të Belshit, një trajnim për përmirësimin e standardeve në shërbime dhe mikpritjen e turistëve, kryesisht në qendrat agroturistike dhe bizneset turistike familjare.
Trajnimi vijoi me takime B & B, mes përfaqësuesve të bizneseve të vegjël dhe restoranteve artizanale, për të diversifikuar bashkëpunimin dhe shkëmbyer eksperiencat më të mira në fushën e turizmit.
USAID dhe ambasada e Suedisë që prej Qershorit të vitit të kaluar po kontribuojnë në këshillimin e bizneseve mikro-turistike dhe nxitjen e investimeve në to dhe në ekoturizëm, në zonat e liqeneve të Belshit, Himarës së Vjetër dhe Pëllumbas në jug të vendit, të cilat vlerësohen nga ekspertët si oaze agroturistike me vlera të veçanta.
burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto