Si mund t’iu ndihmojë puna aktuale për t’u bërë një sipërmarrës në të ardhmen?

Si mund t’iu ndihmojë puna aktuale për t’u bërë një sipërmarrës në të ardhmen?


Kur Sophie Kahn dhe Bouchra Ezzahraoui filluan kompaninë e tyre në vitin 2014, ato po punonin me kohë të plotë në kompani të tjera.

Kahn punonte në Marc Jacobs dhe Ezzahraoui punonte për tregjet e luhatjeve të normës së interesit në Goldman Sachs. Ato u takuan në vitin 2009 si studente të Princeton, dy nga shumë pak femra që ndjekin master në financë.

Lexoni: Letra e Michal Bohanes për sipërmarrësit e Ballkanit Perëndimor

Frymëzuar nga unaza e arit që u ndryshk dhe e ngjyrosi në të gjelbër gishtin e Kahn, ato vendosën të nisin AUrate New York, një kompani bizhuterish që do të siguronte arin me cilësi të lartë dhe me çmim të përballueshëm.

Dyshja kaloi vitin 2014 duke hapur kompaninë, duke marrë mësime në Shkollën Parsons të Dizajnit në New Jork dhe duke hedhur themelet për biznesin e tyre, ndërsa vitin 2015 e përdorën si vitin e tyre të testimit. A do t’i blinin njerëzit bizhuteritë e tyre? A mund të drejtonin ato një dyqan të suksesshëm? “Ne jemi shumë racionale,” u shpreh Kahn. “Duhet të funksionojë.

Kahn e la punën e saj në Shkurt të vitit 2016 dhe Ezzahraoui punoi në kompani si punë dytësore derisa u largua nga Goldmanin në Mars të këtij viti. Disa muaj më vonë, AUrate mori 2.63 milionë dollarë në një raund financimi. Bashkë-themelueset punojnë në një zyrë prej 15 personash në Soho, Manhattan dhe planifikojnë të hapin më shumë dyqane të shitjes me pakicë dhe të rrisin numrin e të punësuarve në të ardhmen e afërt.

Lexoni: Mendoni se puna juaj është e padobishme? Atëherë është koha për të rimenduar kuptimin e saj

Duke folur për Business Insider, ato shpjeguan se si puna në korporata i ndihmoi në sipërmarrjen e tyre.

BCG më dha një sërë njohurish për t’i aplikuar në jetën e përditshme të punës“, tha Kahn. “Si për shembull të bërit pitch, ndërtimi i moduleve Excel, krijimi i rrjedhës së punës, në thelb për t’u siguruar që gjërat do bëhen mirë, do duken mirë dhe do jenë të menduara mirë.” Ajo thotë se eksperienca e saj gjithashtu i mësoi asaj si të menaxhonte një ekip.

Ezzahraoui shkoi direkt në Goldman Sachs pas shkollës së biznesit dhe thotë se gjashtë vitet e saj si punonjëse i mësuan disiplinën dhe të vlerësonte të ndërmerrte rreziqe. Në fakt, background-i i saj i financave e çoi në një strategji për ndërtimin e biznesit që ajo dhe Kahn kishin miratuar: përgatitja për skenarin më të keq.

Ju takoni themelues, të cilët janë të obsesionuar me produktin e tyre dhe sigurisht që do të funksionojë,” tha Ezzahraoui. “Por diçka që po bëjmë me të vërtetë shumë mirë është përgatitja për rastin më të keq, rastin më mizor.

Lexoni: Të qenit një sipërmarrës i suksesshëm nuk do të thotë vetëm të kesh idetë më të mira

Ezzahraoui gjithashtu zbuloi se background-i i saj i financave e ka pajisur atë të jetë komforte me negociata të forta. “Unë luaj rolin e policit të keq,” tha ajo.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0