Si arriti një kompani e vogël, pa përdorur marketing, të ndërtojë produktin nr. 1 në Amazon? - Business Magazine Albania

Si arriti një kompani e vogël, pa përdorur marketing, të ndërtojë produktin nr. 1 në Amazon?


Ky është një mësim për mënyrën se si kompania shiti produkte me vlerë 14.8 milionë $ në një ditë të vetme pa përdorur marketing (reklama).

Korrikun e kaluar, Amazon shpalli në një deklaratë për shtyp, se çfarë kishin blerë njerëzit më shumë në kategori të ndryshme:

• 90.000 televizorë
• 2 milionë lodra
• 1 milionë palë këpucë
• 200.000 kufje
• 215.000 tenxhere me presion multifunksionale, 7 në 1

Prisni, çfarë? Tenxhere me presion? Pse kanë blerë njerëzit një markë të veçantë të tenxhereve me presion?

Në këtë moment, lexuesit e këtij artikulli do të ndahen në dy (dhe vetëm në dy) kategori. Ka nga ata që hera e fundit që e kanë dëgjuar frazën “tenxhere me presion” është për të përmenduar njerëz, të cilët kanë qenë shumë të stresuar.

Sepse rezulton se tenxherja me presion është një fenomen viral i llogaritur. Dhe ka një histori të parrezikshme, interesante dhe ndoshta frymëzuese pas saj.

Pastaj ka nga ata reagimi i të cilëve është më shumë si: “Po, çfarë ka për t’u habitur?”

/Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Si ta bëni një produkt viral?

Tenxherja me presion është produkt i një kompanie të vogël kanadeze, e themeluar nga disa inxhinierë. Ajo ka 25 të punësuar, nuk përdor reklama tradicionale, por vetëm një strategji shitje në Amazon.

Strategjia e saj kryesore e marketingut? Mediat sociale, të cilat të çojnë në marketing “gojë më gojë”.

“Gjatë gjashtë viteve të fundit, që kur u hodh në treg, kompania ka ofruar tenxhere me presion për 200 blogerë dhe autorë të librave të gatimit, të cilët përfaqësojnë shumë stile të gatimit, duke përfshirë ato kineze, italiane, vegane,” sipas NPR.

Në çdo rast, këto blogerë dhe autorë e donin atë. Ata e përdornin recetë pas recete dhe vlerësim pas vlerësimi, duke i dhënë kompanisë shumë publicitet falas. Manuali i tenxheres me presion dhe faqja e internetit të kompanisë i tregonte këto receta, duke u siguruar se edhe konsumatorët që e blinin produktin vetë të kishin një shans për t’u përfshirë në komunitetin virtual të tenxheres me presion.

“Gatimi është një sjellje shumë shoqërore”, shpjegoi CEO i kompanisë NPR. “Nëse njerëzit bëjnë ushqim të mirë, ata do të duan të kenë lidhje me të, duke përfshirë edhe mjetet e përdorura.”

Produkti i pari, marketingu i dyti

Tenxherja me presion shitej për 99$. Gjatë “Prime Day” të Amazon ajo zbriti në 69 $, por kjo ende do të thotë se kompania shiti tenxhere me presion me vlerë 14.8 milionë $ në një ditë të vetme.

Ajo ka 15.278 vlerësime në Amazon dhe një vlerësim mesatar prej 4.5 yje.

Sigurisht që marketerët e provojnë këtë “lojë” në Amazon gjatë gjithë kohës, por e vetmja mënyrë për të gjeneruar këtë lloj përgjigje është vetëm në qoftë se njerëzit e duan me të vërtetë produktin.

Candice Galek ka raportuar kohët e fundit diçka në lidhje me atë që Tim Ferriss ka thënë, kur u pyet se si ai do të rriste trafikun e një marke të re në qoftë se ai do të kishte një buxhet prej vetëm 5,000$:

“Përdorini këto 5.000 $ për të patur përvoja dhe pastaj shkruani në lidhje me to.”

Unë kam menduar gjatë në lidhje me atë kuotë gjatë gjithë javës, pra se si gjëja e parë që ka rëndësi është produkti juaj. Nëse jeni duke shkruar për Inc.com apo për çdo portal tjetër është cilësia e përmbajtjes tuaj ajo që ka rëndësi. Nëse jeni duke shitur tenxhere me presion, produkti ka të bëjë me atë se sa mirë ato punojnë.

Bëjeni produktin mjaft të mirë dhe në kohën e mediave sociale, njerëzit do ta ndajnë atë me miqtë dhe ndjekësit e tyre. Është kaq e lehtë dhe kaq e vështirë njëkohësisht.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0