Menuja e Amelie, e cila përmbante milkshake me luleshtrydhe, gafore të gatuar, djathra të llojeve të ndryshme dhe një sallatë frutash u realizuan nga stafi i bordit të Virgin Trains.
“Kam qenë me të vërtetë shumë e emocionuar për udhëtimin. Nuk kam ndalur së foluri për këtë tek miqtë e mi, të gjithë fëmijët në shkollën time e dinë këtë,” tha Amelie. “Unë zgjodha këtë menu, sepse ato janë të gjitha ushqimet e mia të preferuara. Mamaja ime gjithashtu e pëlqen gaforen. Me të vërtetë e pëlqeva shumë ushqimin. Ishin të gjitha shumë të shijshme!”
Amelie udhëtoi së bashku me prindërit e saj dhe tre miq si mysafir të Administratores së Përgjithshme të “Virgin Trains” për Midlands, Natasha Grice, e cili tha: “Ne duam të marrim akoma më shumë letra si të Amelie. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është ushqimi dhe pijet për klientët tanë, qofshin ata që udhëtojnë në First Class ose ata që përfitojnë nga dyqani jonë në bord.”
“Na pëlqejnë gjithashtu sfidat. Pra, ishte diçka e mrekullueshme sjellja e kësaj menuje e kërkuar nga Amelie si dhe gjykimi dhe reagimi i saj pas kësaj. Ndoshta duhet të mendojmë për të marrë mendimin e saj kur të nxjerrim menunë e re.”
“Për ata konsumatorë që nuk janë admirues të gaforreve, patateve të skuqurave apo djathrave të ndryshme, menuja jonë e Klasit të parë, duke përfshirë mëngjesin, vazhdon të jetë një hit i madh së bashku me gamën tonë të përmirësuar të ushqimit dhe pijeve që mund të gjenden në dyqanin në bord.”
Richard, babai i Amelie, ishte shumë i lumtur për përpjekjet e vajzës së tij. “Menuja i erdhi në mendje kur shkuam në një udhëtim ditor në Coventry. Amelias i pëlqente ideja për të patur një menu në bord dhe vendosi që ta bënte atë dhe t’ia dërgonte Richard Branson,” shtoi ai. “E gjithë kjo përvojë është shumë e veçantë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që ata kanë bërë për Amelie.”
burimi: virgin
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.