Lexoni: e-Albania, portali i parë qeveritar shqiptar që ofron 465 shërbime
Aplikanti, para se të përdorë shërbimin, duhet të marrë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse që i japin ato. Shërbimi ofron mundësinë e ngarkimit të dy llojeve të dokumenteve:
-Dokumente origjinale të skanuara nga aplikanti, të cilat nevojiten të dorëzohen origjinale pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi është kryer aplikimi online.
-Dokumente me nënshkrim elektronik, të cilat nuk duhet të dorëzohen pranë QKB-së. Për të marrë dokumente me nënshkrim elektronik, aplikanti duhet t’i kërkojë punonjësit të institucionit që gjeneron dokumentin që ta ngarkojë atë të nënshkruar elektronikisht në sistemin e AMS-së (Application Management System). Pas ngarkimit nga punonjësi i institucionit, aplikanti mund ta shkarkojë dokumentin e nënshkruar elektronikisht te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia” tek E-Albania.
Pas përfundimit të aplikimit online, aplikanti duhet të dorëzojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (me postë apo në sportel) versionin origjinal të dokumenteve të skanuara. Vetëm pasi të jenë dorëzuar këto dokumente në QKB, do të vijohet me trajtimin e aplikimit nga organet përkatëse brenda dhe jashtë këtij institucioni.
Nëse aplikimi për liçencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t’i shfaqet liçenca në profilin e tij tek E-Albania, në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime”. Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e liçencës në sportel, në rast mosaprovimi të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it edhe mbi arsyen e mosaprovimit.
Burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.