Ofiçina është një iniciative dhe projekt i përbashkët i fondacionit Soros dhe Institutit Harry Fultz që synon kualifikimin e sipërmarrësve të rinj për t’u përshtatur me ndryshimet e vazhdueshme të ekonomisë globale dhe të arrijnë të krijojnë biznese komercialist të qëndrueshme që të mund të penetrojnë me produkte dhe shërbime në tregun ndërkombëtar.
“Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është një nga shtyllat e programit të investimeve në komunitet të Bankers Petroleum. Prej dy vitesh kemi çelur një grant përmes të cilit mbështesim biznese të vogla dhe të mesme. Kemi synim rivitailizimin dhe gjallërimin e aktivitetit ekonomik në zonën tonë. Por ne e kuptojmë që nuk jemi të vetmit të përfshirë në iniciativa të tilla. Iniciativa që po mbështesim si kompani sot, iniciativa e Fondacionit Soros dhe e partnerëve të tjerë që janë të përfshirë në këtë projekt, është një iniciativë që na u prezantua dhe na duket shumë e mirë për tu aplikuar dhe në qytetin e Fierit dhe në zonën e Patos-Marinzëz, prandaj Bankers e mbështet këtë iniciativë edhe me organizimin e eventit të sotëm, qoftë edhe me grante në të ardhmen nëse kjo iniciativë do të provohet që është e dobishme për banorët dhe për qytetarët e qytetit tonë”, tha Golemi.
Pjesëmarrësit shprehen interes për lart për këtë program dhe po mendohet seriozisht që një program i ngjashëm të mund të aplikohet dhe me sipërmarrës të rinj në rajonin e Fierit.
burimi: shqiptarja.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto