Rio Sherri, i riu nga Tirana merr çmimin “Eksperti në Sigurinë Kibernetike” në ICT Awards - Business Magazine Albania

Rio Sherri, i riu nga Tirana merr çmimin “Eksperti në Sigurinë Kibernetike” në ICT Awards


Rio Sherri vjen nga Tirana dhe punon si IT Security.  Puna e tij  si IT Security i ka mundësuar të punojë në projekte shumë konfidenciale dhe shumë kritike për vendin tonë. Disa nga institucione, ku ka kontribuar janë: AKSHI, Kryeministria dhe shumë institucione të tjera. Përveç raportit të dobësive të ndryshme që ka identifikuar në sistemet online, të cilat janë raportuar tek personat përkatës, ka zbatuar edhe sistemin e sigurisë së email-eve. Ky sistem bën të mundur mbrojtjen nga spami, metodat phishing dhe malware-t e ndryshme.

Gjatë vitit 2016 ka arritur të identifikojë një numër të madh problemesh sigurie në disa programe dhe sisteme kritike, ku përfshihet antivirusi Avira, i cili përdoret nga 500 milionë përdorues në botë. Ky problem sigurie është pranuar zyrtarisht nga kjo kompani. Ai ka zbuluar edhe një problem tjetër për kompaninë e mirënjohur “Samsung”, i cili nuk është bërë publik, megjithatë Rio është shpërblyer për raportimin. Gjithashtu ka arritur të identifikojë një dobësi kritike sigurie në Symantec Messaging Gateway, i cili është një sistem për mbrojtjen e sulmeve me anë të email-it. Rio është një person aktiv në komunitetin e sigurisë në Shqipëri.

Business Magazine vjen me një intervistë ekskluzive me fituesin e “Eksperti në sigurinë kibernetike” në ICT Awards.

Rio SherrivvvvvvvvvvvBM: Përgëzime për çmimin e fituar “Eksperti në sigurinë kibernetike”. Si e vlerësoni pjesëmarrjen në ICT Awards dhe a do të jetë çmimi që fituat një motivim për ju?

R: Faleminderit. Pjesëmarrja në ICT Awards ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe mendoj se është një nga evenimentet më të rëndësishëm që bëhet në fushën e ICT në Shqipëri.

BM: Kush është Rio Sherri? Na trego pak për veten tënde, shkollimin dhe disa nga eksperiencat e punës.

R: Rio është një person i apasionuar pas sigurisë dhe punës. Sapo kam mbaruar Bachelorin për Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe jam duke vazhduar Masterin Shkencor. Punët e mia të mëparshme kanë qenë Administrator Sistemesh , IT dhe tani Inxhinier Sigurie.

BM: Sa kohë ke që merresh me fushën e sigurisë dhe cili ka qenë problemi i parë i sigurisë që keni identifikuar? Sa e vështirë është të merresh me të tilla problematika?

R: Me sigurinë kam filluar të merrem që kur isha në moshën 13-14 vjeç. Kuptova se sa e thjeshtë ishte të kishe akses në kompjutera të tjerë dhe të bëje çfarë kishe ti dëshirë. Problemin e parë që kam identifikuar nuk e mbaj mend, por ka qenë diçka në lidhje me faqet web.

Të merresh me problemet e sigurisë ka shume problematika. Më e vështira është ndërgjegjësimi i personave për rrezikshmërinë e sulmeve të ndryshme.

BM: Cilat janë angazhimet tuaja profesionale të përditshme? Me çfarë po punoni aktualisht?

R: Aktualisht jam duke punuar si një Inxhinier Sigurie pranë një kompanie ndërkombëtare si dhe në një startup timin. Angazhimet janë të shumta dhe këtu mund të përmend, mirëmbajtjen dhe implementimin e sistemeve të sigurisë, “Penetration Testing” dhe “Incident Response”.

BM: Duke qenë se keni punuar dhe keni gjetur disa probleme për kompani të mirënjohura si Samsung dhe të antivirusit Avira, cilat janë planet e tua për të ardhmen? A do të qëndrosh në Shqipëri apo dëshiron të jesh pjesë e ndonjë kompanie globale?

R: Planet e mia fillimisht janë mbarimi i masterit dhe përfundimi me sukses i një projekti që jam duke punuar. Për momentin dua të qëndroj këtu në Shqipëri, por dhe dëshira për të qenë pjesë e një kompanie globale është tunduese.

BM: Faleminderit për intervistën dhe suksese!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0