Ne e njohim kompaninë për risitë që sjellë vazhdimisht, si iPhone, iPad dhe linjën e kompjuterave Mac.
Por ndoshta krijimi më i rëndësishëm i kompanisë ka qenë i fshehur gjatë gjithë kohës në zyrat e Apple: një kuti pice rrethore.
Detajet rreth kutisë së picës u zbuluan në një tur të Wired për kampusin e ri Apple Park në Cupertino, Calif.
Por çfarë ka të veçantë kutia e Apple?
Kutia e picës së Apple lejon që avulli të largohet përmes kapakut të sipërm me tetë vrima.
Sipas patentës, vrimat në pjesën e sipërme të kutisë lejojnë që lagështia të largohet dhe në këtë mënyrë ushqimi nuk bëhet qull.
Kjo kuti jo vetëm që është një objekt i dashur për punonjësit e Apple, por gjithashu zotëron një patentë që nga viti 2010.
Një ndër krijuesit e përmendur në patentë është Francesco Longoni, i njohur si “mjeshtri i kafenesë së Apple Park.”
Në fund të fundit, ky është Apple dhe ne të gjithë jemi të etur për të parë më shumë prej tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
