Shqipëria drejt prodhimit të energjisë diellore, rriten kërkesat për investime - Business Magazine Albania

Shqipëria drejt prodhimit të energjisë diellore, rriten kërkesat për investime


Prodhimi i energjisë prej ujit, diellit dhe erës po tërheqin së fundmi shumë investitorë. Përveç HEC-eve shumë kërkesa janë drejtuar në Ministrinë e Energjetikës për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji të pastër nga dielli. Shqipëria si një vend 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit.

Por Ministria e Energjetikës ka marrë ditët e fundit një propozim nga kompanitë AGE “ALBANIAN GENERAL ELECTRICITY SH.A.” dhe “A.E. Distribution” Sh.P.K.,  për të ndërtuar në një park fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 1.750 MW, që do të shtrihet në një sipërfaqe 2.3 hektarë në zonën e Topojës në Bashkinë Fier me vlerë investimi 2 milionë euro.

Sipas përcaktimeve ligjore Ministria e Energjetikës për 15 ditë jep përgjigjen për zhvillimin e projektit. Më herët pranë Ministrisë së Energjetikes janë bërë disa aplikime për ndërtimin e parqeve diellore.

Në gusht të vitit 2016 shoqëria “Novoselë Photovoltaic PowerPlant” i  ka kërkuar një autorizim paraprak Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar një park fotovoltaik që synon prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet diellore. Sipas projektit që kompania ka dorëzuar, synohet të prodhohen 50 MW energji për të cilat është planifikuar një vlerë investimi prej 72 milionë eurosh.

Parku është planifikuar të ndërtohet në zonën e Novoselës në Vlorë, por ndërtimi i tij, sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës, do të kalojë në një procedurë të ndryshme nga ai i koncesioneve të HEC-eve.

Po në gusht të 2016 Kompania “Sun&WindEnergyCorporation” aplikoi në Ministrinë e Energjetikës ër ndërtimin e dy parqeve të prodhimit të energjisë nga era dhe dielli me vlerë totale 45 milionë euro në zonën e Pilurit në Bashkinë e Himarës.

Nga të dhënat e aplikimit shihet se projekti i i parë ka të bëjë me ndërtimin e një parku ekolik në zonën në juglindore të zonës së Pilurit të Bashkisë së Himarës, respektivisht në tri parcela.

Parcela e parë është projektuar të shtrihet në një sipërfaqe 123.9 ha; parcela e dytë në një sipërfaqe 910.2 hektarë dhe parcela e tretë në 1034.1 hektarë.

Kapaciteti i instaluar do të jetë 30 MW dhe është parashikuar të implementohet në tri faza, të ndara sipas fuqisë. Faza e parë 6 MW (2018‐2022); faza e dytë 6 MW (2022‐2026) dhe faza e tretë 18 MW (2026‐2030).

burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0