Shqiptari nga Kosova shpërblehet me 25.000 $ dhe punësohet nga Instagram - Business Magazine Albania

Shqiptari nga Kosova shpërblehet me 25.000 $ dhe punësohet nga Instagram


Ai tha se sapo hyri në kontakt me Instagram, synonte që të bëhej pjesë e kompanisë me besimin e plotë në mundësitë që të ofronte një punë e tillë.

Duke tentuar prej 10 muajsh të zbulonte një dobësi sigurie me të cilën mund të mbyllte llogari në Instagram, shqiptari nga Kosova Benjamin Gecaj mori një përgjigje të pazakontë nga rrjeti social kur e raportoi atë dobësi sigurie.

Sot ai është pjesë e rrjetit social të shtatë më të madh në botë, Instagram në pronësi të gjigandit Facebook.

Student në Shkenca Kompjuterike pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Benjamini u shpërblye me 25.000 $ nga rrjeti social popullor i fotografive.

“Vendosa ta lajmëroj këtë rast dhe nuk e mora këtë gjë aq serioze, thash me vete OK nuk kushton asgjë ta provoj. Nuk u bënë 2 javë të plota mora përgjigjen se më është pranuar bug-u dhe më thanë që do ta aprovojmë këtë dhe do të marrësh një shumë prej 25 mijë $ dhe unë u shokova,” u shpreh Benjamin.

“Tashmë ata më ofruan një vend pune, fillimisht do të punoj në Internship pra me pagesë prej Kosovës dhe detyra ime do të jetë mbledhja e statistikave për Ballkanin pra do të merrem me raporte të ndryshme, kërkesa për Verifikimin e Instagramit (Blue Badge) dhe nëse mund ta gëzojnë atë verifikim, personat në fjalë.”

Lidhur me planet për të ardhmen në punën e re apo më gjerë Benjamini tha:

“Tani në këto momente do të vazhdoj punën në Kosovë dhe më vonë mendoj që të vazhdoj punën jashtë vendit dhe të jem edhe shembull i mirë për të gjjthë shqiptarët anë e mbanë e shpresoj që do të kemi edhe të tjerë shqiptarë që do të arrijnë ende me shumë.”

Suksesi i Benjamin Gecaj është i rrallë në mesin e shqiptarëve. Ai është i vetmi shqiptar që ka arritur të zbulojë probleme sigurie të një profili të lartë e madje të punësohet në Instagram.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0