Bizneset ambulante, edhe 16-vjeçarët duhet të sigurohen - Business Magazine Albania

Bizneset ambulante, edhe 16-vjeçarët duhet të sigurohen


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ambulantët, që kanë mbushur moshën 16 vjeç, të cilët nuk janë të siguruar si punëmarrës ose si të vetëpunësuar në veprimtari ekonomike të vijueshme duhet të paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të detyrueshme për degën e pensioneve dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulantë, deklarojnë dhe paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 4 246 lekë, nga të cilat, 2750 lekë për sigurime shoqërore dhe 1496 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Ambulantët regjistrohen pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit sipas ndarjes së organizimit administrativ.

Është kusht që ambulanti të mos këtë një vend fiks biznesi dhe nuk mund të ushtrojë veprimtari në më shumë së një njësi tregtare. I vetëpunësuari, i cili e zhvillon tregtinë në kushte të tilla që nuk i japin mundësinë të jetë i lëvizshëm gjatë ditës, nuk konsiderohet ambulant.

Administrata Tatimore në certifikatën e NIPT-it që i lëshon ambulantit është e detyruar që përpara emrit të tatimpaguesit të vendosë fjalën “Ambulanti”. Për shembull “Ambulanti Emër Mbiemër”. Ambulanti, pasi regjistrohet, ka detyrimin për të paguar sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Dokumentacioni për regjistrim janë kërkesë me shkrim, fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës të personit të vetëpunësuar, formularin e regjistrimit të plotësuar.

Lejen nga bashkia nën juridiksionin territorial dhe administrativ, që i vetëpunësuari lejohet të tregtojë në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga Bashkia dhe që ushtron aktivitetin në njësi tregtimi të vetme dhe të lëvizshme.

Çregjistrimi bëhet me kërkesë të personit të regjistruar si ambulant, që paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është bërë regjistrimi.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0