David Hysong ka themeluar startup-in bioteknologjik për të kuruar lloje të rralla të kancerit - Business Magazine Albania

David Hysong ka themeluar startup-in bioteknologjik për të kuruar lloje të rralla të kancerit


I riu 29 vjeçar u rendit në listën e 30 shkencëtarëve që ka udhëtuar në katër kontinente me motorrin e tij. Ai u godit nga një autobus kur po udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe kaloi disa kohë në rrugët e Kamboxhias duke luftuar skllavërinë e fëmijëve. Në një moment të jetës së tij ai ishte gati për t’u bërë pjesë e flotës detare ushtarake të SHBA-së.

Por më pas, në vitin 2015, ai u diagnostikua me një kancer të rrallë në kokë dhe në qafë. Ky moment i ndryshimit të jetës së tij ishte një shtysë për të hapur firmën e tij terapeutike Shepherd.

Firma bioteknologjike zhvillon terapi për kancere të rralla në një mënyrë më të shpejtë dhe me kosto më efikase se çdo vend tjetër në dispozicion në treg.

Sipas faqes së internetit Shepherd, “kanceret e rralla janë shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në SHBA dhe përbëjnë 42% të të gjithë diagnozave të kancerit.” Për më shumë se 250 lloje kanceresh të njohura të rralla, vetëm 38 kanë të miratuar terapitë.” Shepherd thotë se është duke filluar me trajtimet për disa lloj kanceresh, përfshirë dhe atë që Hysong u diagnostikua në 2015.

“Çdo gjë që kam provuar të bëj me jetën time ka qenë e mbështetur nga dëshira për të shpëtuar të tjerët dhe pas diagnozës sime unë e dija se ky ishte vendi ku do të ktheja vëmendjen time”, tha Hysong për Business Insider.

Një ide në dush

Hysong ishte duke bërë një dush kur i nisi ideja për të filluar një kompani bioteknologjike.

“Menjëherë dola nga dushi, u mbulova me një peshqir dhe mora në telefon babain tim,” tha Hysong.

Hysong tha se lidhja e tij me bashkëthemeluesin e firmës Gene Williams, shefin ekzekutiv të ProMIS Neurosciences, ishte më e thjeshtë nga sa e kishte imagjinuar.

“Kur e ftova për drekë dhe i thashë për idenë time po prisja që ai të më thoshte se duhej të shkoja në një shkollë biznesi dhe të kaloja tre vjet kërkime duke u përgatitur, por ai më tha: ‘Bëje dhe bëje tani. Unë do të të ndihmoj.”

Williams kishte më shumë se 30 vite përvojë në bioteknologji dhe një rrjet më të gjerë kontakti. Eksperienca e Williams së bashku me vizionin e Hysong ishin një recetë e përsosur për sukses.

“Kjo është ajo që na lejoi të mbyllnim një financim prej 1.5 milionë $,” tha Hysong.

“Ai siguroi orë të tëra këshillimi, ndihmoi në ndërtimin e marrëdhënieve brenda ekosistemit të gjerë bioteknologjik dhe bëri prezantime pas intervistave dhe krijoi ekipin e tij me anëtarët kryesorë,” shtoi Hysong.

Hysong tha për Business Insider se të jesh komfort për të arritur te ekspertët e industrisë për këshilla dhe udhëzime është pjesë integrale e fillimit të një kompanie të suksesshme. Ai tha gjithashtu se sipërmarrësit që aspirojnë për më shumë duhet të konsiderojnë gjërat si më poshtë:

Duhet të ndiqni dëshirën tuaj të brendshme. Zakonisht ideja juaj e guximshme dhe e çmendur është më e mira për ju. Mos kini frikë prej saj. Nga përvoja ime, nëse e dëgjoni këtë ide, ajo shumë shpejt do iu paguajë.

Jini i guximshëm. Duhet të jeni të guximshëm, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni shumë të vetë sigurtë. Përulësia dhe momenti se kur duhet të kërkoni për ndihmë është po aq i rëndësishëm.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0