Përdorimi i fondeve publike më efiçent në bizneset e femrave - Business Magazine Albania

Përdorimi i fondeve publike më efiçent në bizneset e femrave


Bizneset që zotërohen apo drejtohen nga femrat rezultojnë më efiçente në përdorimin e fondeve publike, por ato rezultojnë më pak të preferuara për të lidhur kontrata koncesionare, Partneriteti Publik, Privat apo për të fituar tendera. Analiza e bërë nga Open Data tregon se vetëm e rreth 5 % e kontratave tenderuese me pushtetin vendor janë subjekte që drejtohen nga femrat.

Bizneset që drejtohen apo zotërohen nga femrat rezultojnë më pak të preferurar për të bashkëpunuar apo lidhur kontrata bashkëpunimi për pushtetin vendor. Një analizë e tillë është bërë nga Open Data.

Rezulton se për përiudhën korrik 2015- 20 janar 2017 nga totali i kompanive që kanë fituar kontrata me bashkitë, subjekte që janë në pronësi vetëm të femrave janë 101, subjekte në pronësi të përbashkët meshkuj- femra janë 35 subjekte, ndërsa subjekte në pronësi të meshkujve, por që administohen nga femra janë 8 subjekte. Rreth 5% e kontratave tenderuese me njësitë vendore janë fituar nga subjektet që drejtohen nga femrat.

Nga 4,820 tendera në total, 256 kontrata janë fituar nga subjektet me pronësi femra. Por rezulton po ashtu se subjektet në pronësi të femrave janë më eficiente në përdorimin e fondeve të njësive vendore. Por sipas studimit në listën e 50 subjekteve më të mëdha kontraktore nga pushteti vendor, asnjë nga shoqëritë femra nuk ka fituar marrëeshje koncesionare, apo projekt të partneritetit publik privat. Pesha e lartë e bizneseve të drejtuara nga femrat, janë persona fizikë, në 55.15 % që nënkupton se përgjithësisht kemi të bëjmë me subjekte të vogla, që rrjedhimisht punojnë me kontrata jo të mëdha, ndryshe nga meshkujt.

Si subjekte të zotëruara nga femra në këtë analizë janë konsideruar të gjitha ato shoqëri dhe subjekte ku një grua ka aksione apo kuota. Në analizë janë marrë edhe subjekte të administruara nga një Femër duke tentuar të vlerësojmë edhe aftësitë drejtuese të grave.

burimi: oranews.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0