Trajnim me fokus pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrjen lokale - Business Magazine Albania

Trajnim me fokus pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrjen lokale


Në kontekstin e demokracisë lokale është thelbësore që çdo qytetar të informohet dhe agnazhohet në diskutimin publik të çështjeve që lidhen me ta. Në mënyrë që kjo të realizohet, lidhjet midis institucioneve dhe qytetarëve duhet të vendosen për të përthithur kontributin e vërtetë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.

Të rinjtë janë agjentë ndryshimi shumë të rëndësishëm në një shoqëri. Për shkak të potencialit, energjisë, ideve dhe dinamikave, puna me të rinjtë për fuqizimin e tyre është target i vazhdueshëm i çdo politike publike apo të organizatave për zhvillim për të përmirësuar demokracinë.

Në këtë ditë të parë të trajnimit me të rinjtë e American Youth Council do të synojmë:
• Të kuptuarit e konceptit “E Drejta për Pjesëmarrje”
• Përkufizimi i “Pjesëmarrjes së të Rinjve”
• Përse të marrim pjesë? Përfitimet nga pjesëmarrja: për vetë të rinjtë, komunitetin, demokracinë
• Pjesëmarrja e të rinjve në jetën dhe vendimarrjen lokale
• Sfidat e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimarrjen lokale

Metoda e trajnimit do të jetë interaktive nëpërmjet kombinimit të prezantimeve teorike nga trajnerja, ushtrimit të punës në grupe dhe prezantime nga grupet e punës, studimeve të rastit, diskutimeve në panel dhe reflektimit.

Trajnimi organizohet në datën 17 Mars në orën 09:30  – 13:00 tek American Corner Tirana.

Personat e interesuar luten të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në adresën e emailit: staff@useycalbania.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0