Ambasada e Indonezisë me qendër në Sofje e cila mbulon edhe Tiranën bëri në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë një prezantim të mundësive tregtare që mund të jenë në interes të sipërmarrjeve shqiptare.
Gjatë fjalës së tij nënkryetari i Dhomës, Arben Shkodra tha se në këtë panair mund të prezantohen mundësitë reale për prezantimin e produkteve shqiptare dhe se duhet të fokusohemi te bashkëpunimi më konkret mes dy vendeve.
Ndërsa përfaqësuesi i ambasadës së Xhakartës tha se ky panair duhet të shfrytëzohet si një mundësi për sipërmarrjet e dy vendeve që të krijojnë ura bashkëpunimi që nxisin tregtinë.
Burimi: monitor.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.