Për ta realizuar këtë, Microsoft ka zhvilluar “Projektin Torino”, një sistem që konsiston në një gjuhë programimi dhe lodra të mëdha shumëngjyrëshe të quajtura ‘pods’, që përdoren për të prodhuar tinguj, tregime, poezi dhe këngë në mënyrë që të mësohen konceptet e kodimit për fëmijët me dëmtime në shkrim.
Ideja është për të ndihmuar fëmijët e moshës shtatë deri në 11 vjeç që të njihen me të menduarin kompjuterik dhe t’u mundësojnë mësuesve pa përvojë në shkencat kompjuterike t’i udhëheqin ata në këtë drejtim.
Përveç mësimit duke luajtur me ‘pods’, fëmijët mund të përdorin një aplikacion shoqërues për të transferuar kodimin që ata krijojnë duke vazhduar më tej me projektet e tyre.
Microsoft tha se “Projekti Torino” është dizenjuar në bashkëpunim të ngushtë me dhjetra studentë të rinj në Mbretërinë e Bashkuar dhe inkorporojnë feedback nga ata në mënyrë që të arrihet në faza të caktuara.
Kjo është një ide e zgjuar që shpresojmë se do të zgjerohet për t’ua mundësuar më shumë se 285 milionë njerëzve në mbarë botën, të cilët vuajnë nga verbëria. Microsoft është duke punuar me “Institutin Kombëtar Mbretëror për të Verbërit” në Mbretërinë e Bashkuar për të sjellë “Projektin Torino” për 100 fëmijë në një version beta duke filluar këtë vjeshtë.
burimi: thenextweb.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.