Ambasada ruse organizon takime të rëndësishme me biznesmenë shqiptarë - Business Magazine Albania

Ambasada ruse organizon takime të rëndësishme me biznesmenë shqiptarë


Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë për mediat dy njoftime për takime të rëndësishme.

Së pari është ai mes ambasadorit Aleksander Karpushin dhe kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka dhe zv.presidenten e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Donika Mici.

Një takim midis bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri do të zhvillohet në Tiranë në Prill të këtij viti.

Po ashtu, ka plane për të organizuar në vjeshtë një forum biznesi mes dy vendeve.

Takimi i dytë është zhvilluar mes Karpushin dhe biznesmenit Samir Mane, president i grupit Balfin.

“U diskutua rreth mundësive për ta çuar përpara bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit të dy vendeve. U nda mendimi i përbashkët se barrierat e ngritura për shkak të vendosjes së sanksioneve antiruse përbëjnë një nga pengesat kryesore për intensifikimin e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare. Një theks i veçantë gjatë bisedës u vu tek perspektivat e projekteve në fushat e bujqësisë dhe turizmit”, njofton ambasada, që shton se ka ftuar Grupin Balfin të marë pjesë në forumin e biznesit.

Pak ditë më parë ambasadori rus u pa edhe në takimet e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në Tiranë si dhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Burimi: javanews.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0