Keni probleme me zhurmat? Tashmë ato mund të shndërrohen në muzikë - Business Magazine Albania

Keni probleme me zhurmat? Tashmë ato mund të shndërrohen në muzikë


Cilat janë zhurmat që përbëjnë përditshmërinë tuaj? Çfarë do qofshin ato regjistrojini dhe nisini përmes WhatsApp apo email-it për të marrë pjesë në një rrëfim kolektiv të gjerë, të krijuar jo me imazhe, por me zhurma, muzikë dhe fjalë. Audio juaj do të publikohet menjëherë në profilin SoundcloudZhurmat e jetës suaj” dhe materiali do të shërbejë për pjesë të reja muzikore.

Treni, fjalët, ndalimi i autobusit, filxhani i kafes që përplaset mbi tavolinë, apo dritarja që bën gjithmonë të njëjtën zhurmë, mund të shërbejnë si burim për ju.

Ecni, dëgjoni dhe imagjinoni, një student që përsërit leksionin, ndërkohë që pranë mund të ofrohet qetësisht zhurma e një ujëvare. Këto janë disa nga të dhënat e Soundcloud, që po tentojnë të bëjnë për vete personat e panjohur për publikun, por që brenda mund të mbartin një forcë të madhe shpirtërore e artistike.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0