Richard Branson e hapi dyqanin e parë të Virgin në vitin 1972, Virgin Group është përpjekur të hyjë në hapësira të ndryshme, nga makeup-i deri te vodka. Por jo çdo sipërmarrje e re është një sukses. Ja çfarë ka mësuar Richard Branson nga gabimet e tij më të mëdha.
Revista për studentët
Sipërmarrja e parë e Branson ishtë një revistë e drejtuar nga studentët. Ai mendoi se kjo revistë mund të përfshinte dhe kompanitë e udhëtimeve dhe bankat.
Virgin Cola
Branson u përpoq të nxirrte jashtë loje Coca-Cola duke lançuar Virgin Cola në vitin 1994. Por biznesi falimetoi në fillim të vitit 2012 dhe Branson tha se gabimi i Virgin ishte që nuk arriti të ofronte diçka “radikalisht” më të veçantë nga Coca-Cola.
Makinat Virgin
Nga viti 2000 deri në 2005, Virgin Group zotëronte një faqe pak të njohur ku njerëzit mund të blinin dhe shisnin makina. Branson tha se arsyeja e dështimit të Makinave Virgin ishin njohuritë e pakta në këtë fushë prandaj ai duhet të kishte hulumtuar një biznes të qëndrueshëm për makinat.
VirginStudent.com
Virgin Student u lançua në vitin 2000 dhe duke qenë se nuk fitoi shumë vëmendje ajo u mbyll në vitin 2005. Në një postim në blog, Branson u shpreh se kjo sipërmarrje nuk e kuptoi se sa e fuqishme do të bëhej media sociale.
Nuset Virgin
Branson në vitin 1996 reklamoi lançimin e dyqanit për nuse Virgin. Në vitin 2005, Virgin Brides u kthye vetëm në një koncept. Branson tha se ky projekt dështoi për faktin se mesa duket “nuk kanë mbetur shumë nuse të virgjëra”, ose ndoshta sespse fotot e tij i veshur si një nuse nuk u pëlqyen shumë.
/INC.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.