Mbyllet suksesshëm turi takimeve të edicionit të 5-të të Albanian ICT Awards - Business Magazine Albania

Mbyllet suksesshëm turi takimeve të edicionit të 5-të të Albanian ICT Awards


Plot 20 takime zunë vend në këtë edicion ku u vizituan qytetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Shkodrës, Tetovës, Gjakovës dhe Preshevës në kërkim të inovatorëve dhe talenteve shqiptare në teknologji të cilët kanë lënë gjurmë në komunitetin e tyre dhe më gjerë.

Kur ka ngelur vetëm 1 javë nga mbyllja e aplikimeve, organizatorët e garës kanë filluar përgatitjen për fazën tjetër të rëndësishme, atë të vlerësimit të projekteve dhe aplikimeve.

Innovation Hub Tirana mbyll takimet në Shqipëri

Një qendër premtuese, plot ide, plot projekte, plot pasion Innovation Hub Tirana e meriton atë emër që bart.

Më 22 Mars në ambientet e kësaj qendre u organizua një takim nga Albanian ICT Awards me studentë, sipërmarrës të rinj dhe nxënës të talentuar. Në këtë takim nderuan me pjesëmarrjen e tyre këshilltari i Ministres së Inovacionit Milena Harito, z. Lorenc Bako dhe Drejtori Ekzekutiv i Microsoft Albanian Sokol Vladi të cilët inkurajuan pjesëmarrësit t’i bashkohen garës.

Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me një histori suksesi jo vetëm në Albanian ICT Awards por edhe më gjerë, siç është rasti i Baboon dhe z. Genti Selenica.

ICK dhe Universiteti Luigj Gurakuqi i Shkodrës përmbyllin fazën e takimeve

Të Enjten, Albanian ICT Awards vizitoi Qendrën e Inovacionit në Kosovë me mikëpritjen e ngrohtë të drejtuesve të kësaj qendre z. Uranik Begu dhe z. Shpend Lila.

Gjatë prezantimit të garës tek pjesëmarrësit, surprizë ishte prezenca e fituesit të Inovacionit të Vitit në edicionin e katërt Rron Cena i cili inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë me arritjet e tyre inovative.

Dita e premte mbylli takimet e këtij edicioni të Albanian ICT Awards me studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi. Me mbështetjen e Dekanes së këtij Fakultetit z. Blerta Dragusha, përfaqësuesit e garës prezantuan për herë të parë para studentëve të kësaj dege garën mbarëkombëtare.

5 ditë nga mbyllja e aplikimeve

Historitë e suksesit të cilat morën jetë në Albanian ICT Awards janë të shumta. I tillë është rasti i Komunës së Prishtinës me projektin e-Kiosku ku përfaqësuesit e garës patën një vizitë kortezie pranë këtij institucioni ditën e Enjte.

Ata u pritën nga drejtori i Administratës Muhedin Nushi i cili i informoi gjithashtu për vazhdimësinë e projekteve inovative të realizuara nga Komuna gjatë vitit 2016.

Të Premten destinacioni i fundit ishte Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari.” Albanian ICT Awards u njoh më nga afër me modernizimin e sistemeve të teknologjisë së informacioni pranë aeroportit nga kompnia a mirënjohur Limak.

Ali Krasniqi, informoi përfaqësuesit e garës me vazhdimësinë e inovacioneve të aeroportit me qëllim facilitimin e pasagjerëve të këtij aeroporti.

Albanian ICT Awards po shkon drejt një edicioni tjetër të suksesshëm duke përmbushur qëllimin dhe misionin e saj të identifikimit dhe promovimit të maratonomakëve shqiptar të teknologjisë së informacionit.

Aplikimet qëndrojnë të hapura deri më 31 Mars përmes www.ictawards.org në tetë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe çmimi i ri ICT Siguria Kibernetike.

Kjo garë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tradicionale të Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës Raiffeisen dhe Albsoft.

Risi, shpërblime dhe promovime fantastike për finalistët. Këtë vit, investitorë potencial të gatshëm të mbështesin idetë e suksesshme në Albanian ICT Awards.

Rreth Albanian ICT Awards

Albanian ICT Awards është një garë mbarëkombëtare unike për nga karakteri dhe dedikimi, që ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së. Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze nga një juri e përbërë nga figura të shquara të komunitetit ICT në vend, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese lider në botimet mediatike në fushën e Teknologjisë, Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë. Këtë vit prezanton edicionin e 5-të vjetor kombëtarë të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards V.” /ICT Awards / ICTSmedia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0