Të ecurit është një formë e mirë për të humbur peshë. Përveç kësaj, për shumë njerëz, të ecurit ndikon në të ushqyerit shëndetshëm, një zgjidhje perfekte kjo për të mbajtur larg çdo sëmundje. Ndryshimet në stilin e jetesës sjellin ndryshime dhe në të ardhurat financiare.
BusinesssMag ju njeh me disa metoda të thjeshta që iu ndihmojnë të kurseni para duke ecur:
1. Nuk ka më palestër
Ju i njihni benefitet e të ecurit, por si do t’i ndihmonte kjo financat tuaja? Duke ecur mendoni se si mund të reduktoni shpenzimet tuaja nga anëtarësimi në palestër dhe kështu do të kurseni më shumë para. Këto kursime mund të fillojnë nga 10 deri në 100 dollarë në muaj.
2. Shmangni faturat e larta shëndetësore
Një nga benefitet e të ecurit është fakti se ky aktivitet i thjesht përmirëson shëndetin tuaj, zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve dhe më tej. Nevojiten vetëm 30 minuta ecje në ditë për të patur një impakt pozitiv në organizëm. Në Amerikë, 3.8 trilionë dollarë shpenzohen për shërbimin shëndetësor çdo vit, prandaj të qenit i shëndetshëm ju ndihmon dhe të kurseni për faturat shëndetësore.
3. Më pak shpenzime për transport
Të jetosh në një qytet të madh ku transporti publik sundon kjo është një mënyrë tjetër për të kursyer para. Ju mund të kurseni deri në 20 dollarë duke ecur dhe nëse jeni vërtet vonë mund të merrni autobusin.
4. Më pak para të shpenzuara për karburant
Për ata të cilët zotërojnë një makinë dhe çdo ditë e përdorin atë për të shkuar në punë, ju sugjerojmë ti bëni vetes një favor duke ecur. Kështu ju nuk do të shpenzoni para për karburant. Çmimi mesatar për një litër karburant në Amerikë është mbi 2 dollarë dhe mesatarisht një makinë bën 40 km për 1 litër karburant. Pra për çdo distancë 40 km të bërë në këmbë ju kurseni 2 dollarë.
5. Harrojini tarifat e larta të parkimit
Parkimi është i limituar dhe hapësirat më të favorshme, të cilat janë të privatizuara, kushtojnë. Por duke pa parkuar diku më larg dhe duke ecur disa blloqe për në destinacionin tuaj, ju shpëtoni nga taska e lartë e parkimit poshtë ndërtesës ku ndodheni. Duke ecur ju kurseni deri në 15 dollarë në javë.
6. Shpenzoni më pak për ushqimet
Kur e ecura është “transporti” që ju përdorni për të bërë pazar, atëherë është më e lehtë të kurseni dhe për ushqimet. Nëse duhet të ecni shumë, sigurisht që ju do të bleni vetëm produktet që iu nevojiten. Plus që duke i mbajtur të gjitha vet ju bëni dhe një stërvitje të vogël për krahët dhe këmbët.
Duke kursyer ju njëkohësisht jeni dhe të shëndetshëm. Humbja e peshës, të ushqyerit shëndetshëm dhe kursimi i parave janë mjaftueshëm arsye për të ecur në këmbë. Prandaj të dashur lexues ecni sa më shumë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.