Snapchat me përditësimin e ri do iu lejojë bizneseve të lançojnë biznesin e tyre - Business Magazine Albania

Snapchat me përditësimin e ri do iu lejojë bizneseve të lançojnë biznesin e tyre


Snapchat po krijon kodet QR me një prekje më të personalizuar për bizneset.

Kompania po përditëson aplikacionin për të lejuar website-ve të kenë kodin e tyre QR. Sapo të skanohet, kodi automatikisht do të lançoje website-in e lidhur brenda aplikacionit SnapChat , duke e bërë të lehtë për bizneset që të çojnë përdoruesit tek website-i i tyre.

Një punonjës i një biznesi do të përdorë këtë përditësim të ri duke shkuar tek Settings, pastaj të selektojë Snapcodes dhe pastaj të shtypë Create Snapcod. Ato pastaj mund të insertojnë URL për website-in e tyre, gjithashtu mund të vendosin një imazh të website-it, i cili do të shërbeje si logo fantazëm në Snapchat.

Dhe pastaj ato mund ta përdorin këtë kod QR të snapchat sa herë të duan.

Epo cili është qëllimi i gjithë kësaj?

Kodet e bëjnë më të lehtë që përdoruesit të ndjekin njëri tjetrin pa qenë nevoja që të shtypin emrin e tyre të përdoruesit ose të kërkojnë në motorrin e kërkimit.

Kjo lëvizje ka kuptim për Snapchat pasi kjo do t’i nxisë bizneset që të përdorin Snapchat më rregullisht dhe kjo normalisht që do ta bëjë Snapchat më të dobishëm në përgjithësi për bizneset.

Pasi fundja e fundit, sa më e lehtë të jetë që të ndiqet një biznes dhe të shkohet në website-in e tij , aq më shumë mundësi ka që dikush ta ndjekë këtë biznes në Snapchat.

Instagrami, i cili po bëhet rivali më kompetitiv i Snapchat, i lejon llogaritë e verifikuar që të ndajnë url-të brenda storie, gjë të cilën Snapchat nuk e ka, por po përdor këtë veçori të re për ta zëvendësuar.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0