Hapet thirrja e 2-të për aplikime në programin e akselerimit OFIÇINA - Business Magazine Albania

Hapet thirrja e 2-të për aplikime në programin e akselerimit OFIÇINA


Je një sipërmarrës i ri, ke një produkt/shërbim inovator dhe të nevojitet një ndihmë e specializuar për të krijuar biznesin tënd të ri?

Atëherë, apliko për programin e akselerimit OFIÇINA duke plotësuar formularin online tek www.OFICINA.al

Programi OFIÇINA është ndërtuar për të nxitur dhe mbështetur iniciativat sipërmarrëse inovatore. Ne ju ofrojmë mentorim nga mentorët më të mirë në treg të ndërthurur me një program intensiv në bazë të nevojave tuaja, i cili përfshin shërbimet ligjore dhe mbështetëse, konsulenca me ekspertët e nivelit të lartë, aktivitetet sociale, hapësirat kreative, ambiente pune dhe shumë më tepër. OFIÇINA gjithashtu do t’ju ofrojë mundësinë për të prezantuar startup-in tuaj përpara investitorëve duke ju përgatitur paraprakisht për një prezantim sa më tërheqës.

Në përfundim të programit të akselerimit, ju do të jeni në rrugën e duhur drejt krijimit të një biznesi të suksesshëm pasi do të fitoni besim më të lartë në vetvete, do të jeni pajisur me njohuri të vlefshme në të bërit biznes si dhe do të keni krijuar një pamje më të qartë në iniciativat e ardhshme si sipërmarrës.

Për çdo pikëpyetje apo paqartësi, kontaktoni në [email protected]. Gjithashtu informacion të detajuar mund të merrni edhe nëpërmjet pjesëmarrësve të programit të I-rë të akselerimit OFIÇINA.

Procesi i aplikimit do të vazhdojë të jetë i hapur deri në datën 30 Prill 2017.

Si funksionon OFIÇINA? Faza e parë – Aplikimet

15 aplikimet me të mira do të përzgjidhen për të kaluar në një fazë të dytë prezantimi përpara një paneli ekspertësh. Fituesit e fazës së prezantimit do të fitojnë të drejtën për t’u përfshirë në programin e akselerimit OFIÇINA.

Çfarë ofron programi i akselerimit OFIÇINA? Faza e dytë – Akselerimi

Për të gjithë fituesit e programit OFIÇINA do të ofrohen ambiente pune për të zhvilluar biznesin e nisur. OFIÇINA gjithashtu do të ofrojë një program të strukturuar mentorimi nga sipërmarrës të suksesshëm, trajnime në fushën e të bërit biznes, mundësinë e pjesëmarrjes në evente të ndryshme që do të zhvillohen pranë OFIÇINA-s, si dhe takime të drejtpërdrejta me investitorë potencialë.

Ju Pyesni – OFIÇINA Përgjigjet

Kur mund të aplikoj?

Procesi i aplikimit hapet në datën 16/02/2017 dhe do të vazhdojë të jetë i hapur deri në datën 30/04/2017.

A duhet të kem një grup pune apo mund të aplikoj edhe si individ?

Preferohet që grupi të jetë i krijuar përpara se ju të paraqisni kërkesën tuaj për aplikim, por gjithsesi nuk do të përjashtohen aplikimet nga sipërmarrës individual, për sa kohë që ata do të jenë të përkushtuar për të ndërtuar një grup pune gjatë programit të akselerimit. Rekrutimi i individëve të aftë përbën sfidë, por ngritja e një grupi pune do të lehtësonte ndërtimin e një biznesi të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.

A është kusht që sipërmarrja të jetë e orientuar në fushën e teknologjisë së informacionit?

JO domosdoshmërisht. Programi OFIÇINA është ndërtuar për të nxitur iniciativat sipërmarrëse. Edhe pse preferohen iniciativa në fushën e teknologjisë së informacionit, çdo ide inovatore është e mirëpritur. Ne ju këshillojmë fuqimisht për të aplikuar pasi programi ka shumë për të ofruar.

A është ky program vetëm për studentët?

JO detyrimisht. OFIÇINA është në mbështetje të të gjitha grupeve të cilët kanë filluar tashmë të zhvillojnë idetë e tyre dhe kanë përkushtimin, energjinë dhe kohën e nevojshme për të ndjekur programin e akseleratorit OFIÇINA.

A mund të marr pjesë nëse jam në një marrëdhënie pune apo jam duke ndjekur studimet?

Sigurisht që PO. Programi OFIÇINA do të përpiqet t`iu përshtatet nevojave tuaja, gjithsesi duhet të keni parasysh që shumica e veprimtarive do të zhvillohen gjatë ditës dhe nuk do të mund të përsëriten në mbrëmje. Është shumë e rëndësishme për punën tuaj që ju të merrni pjesë në aktivitetet e programit të akseleratorit OFIÇINA.

A pranon OFIÇINA aplikantë të cilët vijnë jo nga Tirana?

Patjetër që PO. Akseleratori OFIÇINA mirëpret dhe inkurajon aplikantë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.

A duhet që të gjithë anëtarët e grupit tim të jenë shqiptarë?

Absolutisht JO. Gjithsesi, për lehtësi komunikimi preferohet të paktën një anëtar i grupit të komunikojë gjuhën shqipe.

A ka një tarifë për të marrë pjesë në programin e akselerimit OFIÇINA?

JO, nuk ka asnjë tarifë për të marrë pjesë në programin OFIÇINA. Mentorët dhe bashkëpunëtorët tanë do të ofrojnë shërbimet e tyre pa pagesë pasi ata besojnë në misionin dhe filozofinë e programit të akselerimit OFIÇINA.

Çfarë ndodh në rast se përzgjidhem por nuk mund të marr pjesë në program për një javë ose më shumë?

Të gjitha aktivitetet në programin e akseleratorit janë të ndërlidhura dhe kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e biznesit tuaj. Megjithatë, në situata dhe rrethana të veçanta të cilat do ta bënin të pa mundur praninë tuaj, kërkohet njoftimi paraprakisht i stafit të OFIÇINA-s në mënyrë që të vlerësohet mundësia për t`iu përshtatur nevojave.

A merr OFIÇINA një pjesë të kapitalit nga bizneset e regjistruara për programin e akselerimit?

Per këtë thirrje OFIÇINA nuk merr asnjë kapital për ofrimin e paketës së shërbimeve për të gjitha grupet, ku përfshihen shërbimet ligjore dhe mbështetëse, ekspertët e nivelit të lartë si konsulentë, programet software, aktivitetet sociale, hapësirat për zyrë, ambientet e takimeve dhe shumë më tepër.

A do të përfitoj unë fonde në fund të programit të akseleratorit, në DEMO DAY?

OFIÇINA do t’ju ofrojë mundësinë për të prezantuar biznesin përpara investitorëve, por nuk garanton përfitimin e fondeve nga investitorët. Ajo çfarë mund të bëjmë me siguri për ju është përgatitja nëpërmjet praktikave dhe udhëzimeve të ekspertëve më të mirë në këtë fushë për të bërë një prezantim të shkëlqyer përpara investitorëve.

Çfarë ndodh nëse në fund të programit nuk do të kem një biznes të suksesshëm?

Nëse në fund të programit të akselerimit biznesi juaj nuk do të jetë i ‘suksesshëm’, ju sigurojmë se do të fitoni një besim më të lartë në vetvete, do të jeni të pajisur me njohuri të vlefshme në të bërit biznes dhe një pamje më të qartë në iniciativat e ardhshme si sipërmarrës. Dështimi nuk është alternativë për sukses. Ai është diçka që duhet të shmanget duke u konsideruar si një pengesë e përkohshme dhe një eksperience për të ardhmen për t`ju drejtuar në një rrugëtim më të madh dhe të rëndësishëm.

Si mund të aplikoj për programin e akselerimit OFIÇINA?

Fillimisht duhet të navigoni në faqen zyrtare të akseleratorit të biznesit OFIÇINA (www.oficina.al) dhe të klikoni në menunë APPLY. Bëni regjistrimin e profilit tuaj duke plotësuar formularin që do të shfaqet kur të klikoni në menunë REGISTER.

Pasi të keni përfunduar me regjistrimin e profilit tuaj, mund të logoheni brenda faqes te menuja LOGIN nëpërmjet e-mailit të regjistruar dhe fjalëkalimit të zgjedhur nga ju.

Hapi i dytë pas logimit është ai i krijimit të një Startup-i të ri duke klikuar te menuja MY STARTUPS dhe pastaj në linkun +Create a new Startup. Ju lutem plotësoni formularin i cili do t`ju shfaqet në ekran.

Pasi të keni përfunduar me regjistrimin e Startup-it tuaj ju mund ta plotësoni edhe me pjesëtarë të tjerë në startup duke klikuar te startup-i juaj tek butoni ADD MEMBER (Pjesëtarët e tjerë duhet gjithashtu të kenë regjistruar profilin e tyre në faqe.

Pasi të keni përfunduar me plotësimin e plotë të Startup-it, ju mund të aplikoni për programin e akselerimit OFIÇINA duke klikuar tek opsioni APPLY dhe duke plotësuar formularin që do t`ju shfaqet.

Vini re: Ju mund të ruani ndryshimet e realizuara në formatin e aplikimit duke klikuar në butonin SAVE DRAFT dhe mund të riktheheni përsëri për të bërë ndryshimet e dëshiruara duke klikuar tek opsioni VIEW MY SAVED DRAFT APPLICATIONS. Pasi të siguroheni që e keni plotësuar formularin në mënyrë të rregullt klikoni mbi butonin SUBMIT dhe aplikimi juaj do të dërgohet për vlerësim.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni në: [email protected]

Burimi: www.oficina.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0