Hapen regjistrimet për OSCAL 2017 - Business Magazine Albania

Hapen regjistrimet për OSCAL 2017


Hyrja në konferencë është dhe gjithmonë do të jetë falas, por në qoftë se vlerësoni sadopak punën e vullnetarëve pas saj dhe doni të ndihmoni në organizimin e konferencës ju mund të zgjidhni një nga biletat e tjera, ku janë të përfshira hyrja në festën e pritjes të Premten e 12 Majit me snacks, fruta dhe pije freskuese gjatë eventit dhe një qese ose poster A2 të shtypura me cilësi të lartë në Athinë nga Tind dhe e dizenjuar nga Kleidi Eski.

Në rast se ju nuk mund të na mbështesni financiarisht mos ngurroni të zgjidhni opsionin e “biletë pa pagesë (Free)”. Ne do të jemi më se të lumtur që t’iu kemi këtë vit në OSCAL.

Kujdes: pa një biletë (e paguar apo falas) nuk do të mund të hyni në konferencë.

Registration-01 (1)

Duke zgjedhur një nga opsionet e biletave ju mbështesni financiarisht vullnetarët e ekipit organizativ të OSCAL dhe Open Labs Hackerspace.

Dëshironi të regjistroheni për #OSCAL2017? Klikoni Këtu për të marrë biletën tuaj.

 

Preview-ToteBag

 

 

Ju mund të merrni këtë qese (tot Bag) limited edition (nuk do të riprodhohen të tjera) me një paketë Supporter apo një paketë Mega Supporter. Sigurohuni që të zgjidhni qesen e ngarkesës (tot bag) në faqen e blerjes.

 

 

Preview-Poster

 

Ju gjithashtu mund të merrni këtë poster të printuar serigrafik të #OSCAL2017 me paketën Supporter ose Mega Supporter. Sigurohuni që të zgjidhni biletën e Posterit në faqen e blerjes.

Me një biletë qoftë falas apo të paguar ne ju mirepresim këtë vit në #OSCAL2017.

 

 

burimi: oscal.openlabs.cc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0