A do të bëhet kjo teknologji revolucioni i së ardhmes? - Business Magazine Albania

A do të bëhet kjo teknologji revolucioni i së ardhmes?


Ajo mund të jetë më e njohur për prodhimin e filmave për fëmijë, por tani Disney është duke punuar në krijimin e një teknologjie të ngjashme me Wi-Fi.

Hulumtuesit deri më tani e kanë testuar me sukses metodën brenda një dhome me përmasa 5 metër me 5 dhe pretendojnë se teknologjia mund të karikojë deri në 320 pajisje njëkohësisht.

Teknologjia, e quajtur ‘quasistatic cavity resonance’ (QSCR), përdor fushat magnetike për të transmetuar energjinë për pajisjet mobile dhe është duke u zhvilluar nga shkencëtarët në laboratorin kërkimor të Disney në Pitsburg.

Teknologjia punon duke drejtuar rrymën elektrike në muret metalikë, dyshemenë dhe tavanin e një dhome. Por rrymat janë të sigurta për njerëzit, sepse ato janë kanalizuara përmes përçuesve të specializuar, të cilët thithin çdo fushë të dëmshme elektrike.

Alanson Sample, drejtor i laboratorit dhe shkencëtari kryesor i kërkimeve tha: “Kjo metodë e re inovatore do të bëjë të mundur që energjia elektrike të bëhet e kudogjendur si Wi-Fi.”

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0