Versioni i ri rikrijon dizajnin e origjinalit, i cili ishte një ikonë në fillim të viteve 2000 dhe ndihmoi në bërjen e mesazheve shumë të zakonshme. Ai ishte një nga celularët e parë i cili u bë edhe një ikonë kulturore, me zilen e saj dalluese, dizajnin kompakt dhe lojën Snake duke shitur më shumë se 100 milionë njësi.
Versioni i ri është zbuluar nga HMD Global, një kompani finlandeze e përbërë kryesisht nga ish-punonjësit e Nokia, e cila ka fituar të drejtën për markën Nokia.
E zbuluar të Dielën në Kongresin Botëror Mobile në Barcelonë, ajo është njohur menjëherë nga pronarët e mëparshëm, por është pak më e hollë dhe përmban një ekran me ngjyra në krahasim me pikturën njëngjyrëshe të origjinalit.
Ajo ka një bateri që zgjat rreth 30 ditë dhe ka vetëm qasje themelore në internet përmes një lidhje 2.5G, ku mungojnë prodhimet moderne të smartphone si Facebook dhe WhatsApp.
Megjithatë, ajo ka disa të mira që nuk ishin në dispozicion në kohën e origjinalit: vend për kufje dhe kartë SD për mbajtjen e muzikës dhe fotove, një kamera me dy megapixel, si dhe një radio FM. Ajo ka lojën Snake, edhe pse me një ndryshim nga loja origjinale.
Telefoni i ri Nokia 3310 pritet të kushtojë 49 € (£ 41).
HMD gjithashtu zbuloi tre smartphones që Nokia ka menduar të lançojë për të shënuar një kthim në treg për markën, dikur të madhe.
Nokia 3, 5 dhe 6 janë aparate që kanë si synim konsumatorët me të ardhura të ulëta të celularëve të mençur dhe kanë si qëllim të rikrijojnë cilësinë që e bëri kompaninë finlandeze të famshme.
Burimi: telegraph.co.uk
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.