Të dhënat nga doganat tregojnë se eksporti i këpucës “Made in Albania” gjatë 11 mujorit ka arritur në 48 miliardë lekë me rritje me mbi 20% nga viti i kaluar.
Veshjet e këmbës janë shndërruar në kalorësin e eksporteve të shqiptare duke zënë këtë vit 20% të totalit. Rritja e tyre ka kompensuar rënien drastike të eksporteve të naftës dhe mineraleve të cilat po vuajnë nga çmimet e ulta të tregut ndërkombëtar dhe mungesa e kërkesës.
Industria e prodhimit të këpucës ka marrë hov të madh pasi prodhuesi më i madh në vend “Doniana” realizoi ciklin e mbyllur tre vite me parë. Pronarja dhe administratorja Donika Mici më parë është shprehur për Monitor, se fitimet nga prodhimi me cikël të mbyllur janë të paktën 20% më të larta.
Gjithashtu ajo ka shpjeguar se nëse do të incentivoheshin nga qeveria do të zhvillohen edhe 70 linja biznesesh që mund të prodhonin artikujt mbështetës për prodhimin e këpucës. Me një forcë të re punëtore dhe tashmë të kualifikuar Shqipëria është konkurruese për shërbimet e fasonit.
Prodhuesit pohojnë se, tashmë ka ardhur koha për ciklin e mbyllur, duke kërkuar mbështetje për përpunimin vendas të lëkurës. Sot ky artikull importohet gati 100%, por sikur të prodhohet në vend përveç do të rriste me tej punësimet do të shtonte me tej vlerën e fitimeve në ekonominë shqiptare.
Përveç se me partnerin tregtar tradicional, Italinë eksportet e këpucës “Made in Albania” tashmë janë prezentë edhe në rajon, sidomos në Serbi.
burimi: monitor.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.