Kjo nismë do të zhvillohet në funksion të inovacionit dhe ka për qëllim të tërheqë të gjithë ata studentë të talentuar me interes për të drejtuar energjitë e tyre në mjedisin bankar.
Programi është i ndërtuar rreth ideve të reja dhe inovatore në sektorin bankar. Këto ide do të marrin jetë në laboratorin e Inovacionit (i-lab) në Zyrat Qendrore të Bankës Societe Generale Albania.
Këto ide mund të jenë:
• Inovacion në shërbime, aplikacione,
• Inovacion në procese,
• Inovacion në produkte
• Tjetër
Të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e programit mund te aplikojnë individualisht ose në grup duke plotësuar formularin e aplikimit* më poshtë:
*Për të plotësuar formularin e aplikimit nga telefoni, ju lutem ktheni faqen në versionin desktop.
Programi do të ketë katër faza:
Faza 1:
Në fazën e parë do përzgjidhen aplikimet dhe profilet që plotësojnë kriteret e vendosura. Procesi i përzgjedhjes do të bëhet nga një strukturë profesionistësh të Bankës Societe Generale Albania nga të gjitha profilet bankare. Nga kjo fazë do të përzgjidhen deri në 12 profile aplikuesish.
Faza 2:
Gjatë fazës së dytë do të ketë një proces tjetër përzgjedhës nga e cila, aplikuesve të përzgjedhur do t’ju kërkohet të bëjnë një prezantim të shkurtër të ideve inovative në fushën e shërbimeve financiare. Nga kjo përzgjedhje do të dalin 3-4 ide fituese. Këto ide do të mund të zhvillohen nga aplikantët e përzgjedhur në fazën e parë. Pas përzgjedhjes do të krijohen grupet e punës. Ndërtimi i grupit nuk është i vlefshëm për aplikimet që janë bërë në grup.
Sërish përzgjedhja e ideve më të mira do të bëhet nga një strukturë profesionistësh të Bankës Societe Generale Albania nga të gjitha profilet bankare.
Faza 3:
Faza e tretë e cilësuar edhe si Praktika do të zgjatë 3-4 javë. Përgjatë kësaj periudhe grupeve të punës do t’u ofrohet një mjedis inovator dhe komod, iLab, ku nën prezencën e mentorëve, aplikuesit, tashmë kandidatë do të mund të vendosin në jetë idetë e tyre.
Mentorët do të jenë profesionistë nga fusha të ndryshme të bankës si: IT, Financë, Thesari, Biznesi, Retail, etj.. I gjithë programi do të jetë nën drejtimin e Drejtorit të Divizionit Operacional dhe Departamentit të Marketingut të Bankës Societe Generale Albania.
Faza 4 :
Faza e katërt do të përmbajë prezantimin e inovacionit të zhvilluar. Grupet e punës me në krye mentorët e tyre do mund të prezantojnë idenë e tyre në mënyrën që dëshirojnë. Në përfundim do të zgjidhet ideja e grupit fitues.
Fituesve do t’u ofrohet mundësia të jenë pjesë e projektit implementues nëpërmjet një kontrate pune me Bankën.
Si të aplikoj?
Ju mund të aplikoni duke plotësuar formularin e aplikimit.
Cilat janë kriteret e përzgjedhjes?
• Studentë në universitetet brenda dhe jashtë vendit, (studentë në vitin e 3-të të sistemit Bachelor si dhe studentë në 2 vitet studimore të nivelit të 2-të master )
• Të rinj të sapodiplomuar
• Fusha e studimit: ekonomi, informatikë, shkenca kompjuterike etj.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira të punës në grup;
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
Çfarë përfitoj unë nga ky program?
Programi i ofruar është një mundësi e shkëlqyer për të përfituar pa asnjë kosto trajnime, aftësi, njohje të reja shumë të rëndësishme për karrierën tuaj.
• Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me strukturat e bankës e cila është pjesë e një ndër grupeve bankare më prestigjoze në Europë dhe Botë.
• Aftësi për të ndërtuar në mënyrë profesionale një Business Case, me të gjithë elementët e tij.
• Trajnim për prezantimin e projektit në PPT format, Soft Skills. Vlen të theksohet se metodologjitë e implementura janë të miratura nga Grupi SG.
• Trajnim në menaxhimin e projekteve me metodologjinë PRISM, metodologji e përdorur nga grupi SG
• Networking
Detaje te tjera:
• Kohëzgjatja e praktikës: 3-4 javë
• Afati i aplikimit: 20 Shkurt 2017
Për më shumë informacion ju lutem shkruani në adresën sgal.innovation@socgen.com
Burimi: societegenerale.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto