Richard Branson: "Takimi im inspirues me Presidentin Obama" - Business Magazine Albania

Richard Branson: “Takimi im inspirues me Presidentin Obama”


Unë kam qenë në një darkë në Necker Island në vitin 2004, kur një miku im, solli një senator në Illinois.

“E kam takuar presidentin e parë të zi të Amerikës këtë javë”, ka thënë Suhail Rizvi. “Ai është ndoshta personi më i zgjuar që kam takuar ndonjëherë.” Edhe pse nuk e mora parashikimin e tij seriozisht, kam respektuar mendimin e Suhail dhe shënova emrin që ai përmendi: Barack Obama.

Disa vite më vonë unë u mahnita plotësisht nga mesazhi i tij frymëzues dhe plot shpresë si dhe nga transformimi i Shtëpisë së Bardhë. Unë mendoj se kjo video në lëvizje, ku njerëz të ndryshëm ndajnë momentet e tyre më të paharrueshme nga Presidenca Obama, e përmbledh atë vërtet bukur.

Presidenti Obama foli me elokuencë për arritjet e tij dhe në lidhje me nevojën e të gjithëve për të mbrojtur demokracinë, në fjalimin e tij të lamtumirës në Çikago. Disa fusha kyçe që me të vërtetë janë theksuar nga Shtëpia e Bardhë, janë sidomos ato për mbrojtjen e oqeanit dhe trajtimin e ndryshimive të klimës. Siç thotë ai: “Është thënë se ne nuk e trashëgojnmë tokën nga prindërit tanë aq shumë sa ne marrim hua nga fëmijët tanë.”

Një nga momentet më të veçanta nga Presidenca Obama është një takim që kishim vitin e kaluar, ku Obama vuri në dukje synimet tona të përbashkëta për të ndërmarrë nisma jo-fitimprurëse duke përfshirë trajtimin e ndryshimit të klimës, zgjidhjen e konflikteve, ruajtjen e oqeanit, reformën e drogës dhe atë për burgjet, dënimin me vdekje dhe frymëzimin e sipërmarrësve të rinj.

Unë jam i sigurt se familja Obama do të vazhdojë të arrijë shumë më tepër gjëra të mëdha, me vendosmërinë dhe dhembshurinë që ne të gjithë e njohim aq mirë. Unë po pres që t’i shoh ato në veprim dhe t‘i ndihmoj ku unë mundem.

Burimi: Shkruar nga Richard Branson dhe publikuar në virgin.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0