Qëllimi ishte një motor kërkimi, një sistem i aftë pë të zhvilluar aktivitet automatik, duke seleksionuar startup-et më interesante europiane.
Në fakt për këtë vjen platforma DIG, e aftë të mbledhë dhe përpunojë shumë të dhëna për të adresuar dhe mbështetur sipërmarrje kapitaliste, në përzgjedhjen e startupe-ve për të investuar. Fryt i punës së ekipit “InReach” ishte analizimi i më shumë se 4.000 nismave në të gjithë Evropën, vetëm në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Dhe rreth 400 startup-e u zgjeruan më tej.
DIG Startup, me seli në Londër, u themelua nga Roberto Bonanzinga në vitin 2015, disa vite pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në vitin 2000 – thotë ai – unë u ktheva nga Silicon Valley dhe kam kaluar pak kohë në Evropë. Gjatë vitit të parë të kthimit, kam qenë në Londër, ku kam bërë përpjekje për të kuptuar se cilët ishin emrat e sipërmarrësve më të mirë të teknologjisë italiane. Këta njerëz janë të gjithë të pabesueshëm dhe unë kam shumë respekt për ta sepse kanë ndërtuar kompani të mëdha të këtij lloji në Itali, ku puna është shumë më komplekse se sa në Shtetet e Bashkuara”.
Në Tetor 2015 Roberto Bonanzinga themeloi “InReach Ventures” së bashku me dy bashkëthemeluesit, Ben Smith dhe John Mesrie.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.