Ja çfarë duhet të bëni nëse keni probleme me gjumin - Business Magazine Albania

Ja çfarë duhet të bëni nëse keni probleme me gjumin


Truri juaj është i shqetësuar për afatet e e detyrave, apo çfarë mendon shefi në përgjithësi për punët tuaja. Ju nuk mund të flini gjumë por në të njëjtën kohë nuk do t’ia lejonit vetes të ndiheni të lodhur në mëngjes.

Pra çfarë bëni ju?

Ekspertët e gjumit tregojnë strategjitë më të mira për të fjetur gjumë ndërkohë që ndiheni të shqetësuar për punën tuaj.

1. Largohuni nga krevati

Kjo mund të duket kontradiktore, por të qëndrosh në shtrat kur nuk ke gjumë është gjëja më e keqe që mund të bëni, thonë ekspertët.

“Quhet kontrolli i stimulit,” tha Dr. Raj Dasgupta, një fizikant i cili është specializur në mjekësinë pulmonare dhe atë të gjumit në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

“Kur nuk qetësoheni dot mendërisht, ju duhet të largoheni nga shtrati 15-20 minutat e para se të shkoni për të fjetur,” ka thënë ai.

Nëse qëndroni në shtrat, “trupi nuk do të jetë në gjendje të lidh shtratin me gjumin.”

2. Lexoni ose ngjyrosni një libër

Çohuni nga shtrati dhe bëni diçka relaksuese që kërkon energji minimale, si për shembull leximi apo vizatimi, thotë Dr. Philip Gehrman, fizikant dhe profesor psikatrie në Univesitetin e Pelsivanisë Perelman School of Medicine.

Bashkë-themeluesi i Microsoft Bill Gates lexon një orë çdo mbrëmje përpara se të bjerë në gjumë.

Ndërkohë që shumë specialistë të gjumit i këshillojnë njerëzit të shmangin dritën e televizorit gjatë natës, Dr. Gehrman thotë se të shohësh një shfaqje relaksuese në televizor kur ai është disa cm larg nga ju atëherë kjo nuk përbën problem. Por të shohësh video në iPhone e bën më të vështirë të bini në gjumë, sepse drita afër syrit tuaj është shumë stimuluese.

3. Stërvituni çdo ditë nga 20 minuta

Njerëzit të cilët stërviten 150 minuta çdo javë, ose rreth 20 minuta çdo ditë, flenë më mirë se ata që nuk stërviten dhe sipas një studimi këta të fundit janë më shumë se 2500 njerëz.

“Bëni ushtrime,” thotë Dr. Dasgupta. “Kur jeni të stresuar, kjo gjë iu ndihmon vërtet.”

Richard Branson thotë se stërvitja e përditshme e ka dyfishur produktivitetin e tij. Përveç se do të flini më mirë, stërvitja do t’iu ndihmojë të rrisni kreativitetin dhe të jeni më të mprehtë.

4. Caktoni një rutinë gjumi

Mos hani para se të flini gjumë sepse kjo shkakton acidin refluks dhe një gjendje jo të mirë të stomakut.

Jepini kohë vetes të kryjë proçesin e tretjes. Edhe pse një gotë verë mund t’iu bëj të ndiheni të lodhur, duhet të dini se alkoli shkakton një gjumë jo të rehatshëm.

Duhet të krijoni një rutinë relaksi. Yoga, meditim, ngjyrosje apo relaksim të muskujve, teknika këto të cilat rekomandohen nga ekspertët.

Shmangni aktivitetet që ju emocionojnë, si për shembull të shihni lajmet apo një film aksion me skena të dhunshme. Siç rekomandon dhe Arianna Huffington mbajeni iPhone-in larg shtratit tuaj.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0