Këshilla për të diplomuarit nga njerëz të suksesshëm

Këshilla për të diplomuarit nga njerëz të suksesshëm


Të veshur me kapele dhe pelerina, para se të marrin diplomat e tyre, të diplomuarit dëgjojnë fjalime nga njerëz të shquar që ndajnë hsitori dhe opinione mbi jetën e tyre.

Ish-Presidenti Obama,Universitetin Rutgers në Piscatway, New Jersey, iu tha të diplomuarëve se problemet e vështira nuk mund të zgjidhen përmes izolimit. Ai gjithashtu kritikoi mendjet të cilat i përshkroi si anti-shkencë, anti-intelektuale që shumë shpesh përshkojnë politikën.

“Në politikë dhe në jetë , injoranca nuk është virtyt,” tha Obama. “Nuk është e këndshme të mos dish se për çfarë je duke folur. Kjo nuk i bën gjërat reale dhe nuk tregon sesi duhet të jenë. Kjo nuk është për të sfiduar korrektësinë. Ju thjesht nuk dini për çfarë të flisni.”

keshilla-nga-njerez-te-suksesshem-per-te-diplomuarit-businessmag

Shefja operative e Facebook-ut Sheryl Sandberg, duke folur për të diplomuarit e Universitetit të Kalifornisë, Berkely, përmendi vdekjen e papritur të burrit të saj në vitin 2015  si një pikë kthese që i mësoi asaj elasticitetin.

“Kam mësuar për thellësinë e trishtimit dhe brutalitetit të humbjes,” tha ajo. “Por unë mësova se kur jeta iu vë poshtë, ju mund t’a godisni atë me shkelm, të çani sipërfaqen dhe të merrni frymë përsëri. Kam mësuar se në emër të asgjësë, apo në emër të çdo sfide, ju mund të zgjidhni kuptimin dhe lumturinë.”

keshilla-nga-njerez-te-suksesshem-per-te-diplomuarit-businessmag

Ish-moderatorja e talk-show-eve televizive Oprah Winfrey ishte e ftuar në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin Jonhson C. SmithCharlotte, Karolinë e Veriut.
Ajo ju argumentoi studentëve të synonin përsosmërinë, dhe mos të humbisnin besimin në rast se hasnin në pengesa sepse “dështimi është rruga e Zotit për t’ju lëvizur në një drejtim tjetër.”

Mundësi.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0