Trajnim "Shitja dhe Menaxhimi i tyre" - Business Magazine Albania

Trajnim “Shitja dhe Menaxhimi i tyre”


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Shitja dhe Menaxhimi i tyre” në datat: 18-19-20 Tetor 2016.

Qëllimi i ketij trajnimi është aftësimi i pjesëmarrësve, me metodat më të avancuara, për realizimin më të mirë të shitjeve. Ai është ideuar për një aftësim të personave që përbejnë forcën e shitjes së kompanisë apo kanë interes të njohin dhe përmirësojnë teknikat e tyre të shitjes dhe komunikimit. Ky trajnim është hartuar duke simuluar aktivitetet e vërteta të komunikimit dhe shitjeve duke përdorur praktikat më të mira ndërkombëtare. Trajnimi do t’ju ndihmojë të njihni teknikat, boshllëqet në komunikim dhe përmirësimin e aftësive komunikuese. Ai gjithashtu do t’ju ndihmojë në përmirësimin e teknikave të shitjeve, në njohjen më mirë të vetvetes dhe pozicionimin në kompani, do t’ju ndihmojë në ripërcaktimin e shërbimeve (produkteve) të ofruara nga Kompania dhe në krijimin dhe mbajtjen e konsumatorëve duke theksuar gjithnjë vlerën e lartë konsumatore për gjithë shërbimet e ofruara.

Ky trajnim 3 ditor do të përfshijë skenare dhe shembuj ku, do të njiheni me parimet e shërbimit ndaj klientit, si dhe teknikat për të gjeneruar rezultatet më të mira dhe afatgjata për Kompaninë tuaj, duke i mbajtur dhe gjatë ato . Sa herë që ju i shisni dikujt një produkt ose shërbim ju bëheni përfaqësues i shërbimit ndaj klientit dhe personi të cilit po i shisni tashmë është klienti juaj. Të dish se si të përballesh me klientin në situata të ndryshme, si t’i përgjigjesh kërkesave apo shqetësimeve të tij, duke i ofruar një eksperiencë të paharrueshme, e ndihmon kompaninë të krijojë avantazhe kundrejt konkurrencës.
Ky program mbulon aftësitë kritike të shitjes, përforcimin e vazhdueshëm, menaxhimin e shitjes dhe rritjen e performancës, të cilat ata do të mund t’i aplikojnë menjëherë në jetën e tyre profesionale.

Lektor

Lektor për këtë trajnim do të jetë Dr. Leida Matja, Lektore në Universitet, Konsulente për Biznesin e BERZH dhe Drejtore e Institutit të Trajnimit dhe Manaxhimit të Ndërmarrjeve, sjell një përvojë 20 vjecare instruktimi.

Pas diplomimit në Administrim Biznesi, Leida ka punuar si Pedagoge, Trajnuese dhe Drejtuese projektesh kombëtare. Ka punuar si eksperte me KfW- Bankën Gjermane për Rindertim dhe ekspertiza e saj si Lektore është kryesisht në fushën e Marketingut dhe Shitjeve. Ka realizuar me sukses Trajnime për shitjet me mbi 1000 persona. Totali i të trajnuarve arrin më shumë se 3500 persona.
Është autore librash, studimesh dhe materialesh trajnimi.

Kujt i drejtohet ky Trajnim?

Ky Trajnim, u drejtohet të gjithë atyre që punojnë në fushën e marketingut dhe të shitjeve, të cilët dëshirojnë, të zhvillojnë aftesitë e tyre të komunikimit me njerëzit, përmirësojnë ndikimin dhe rritin efektivitetin e shitjeve dhe të rrisin performancën në Kompani.

Për çdo informacion tjetër:

Kontaktoni
************************************
Ornela Sulce
Kordinatore Trajnimesh
Dhoma e Tregtisë & Industrisë, Tiranë
Rr: Kavajës, nr.6, Tiranë/Shqipëri
Tel: + 355 (0) 45 800 934
Cel: + 355 (0) 69 554 2443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Website: www.cci.al
************************************

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0