Për këtë arsye, unë jam këtu për t’ju thënë se nuk ka pse duhet të jetë në këtë mënyrë. Ju mund të jeni një sipërmarrës, të jeni në krye të jetës tuaj dhe t’i realizoni gjërat që duhet të bëni. Po, më dëgjuat mirë. Është e mundur!
- Listat janë çelësi i menaxhimit të kohës
Kjo tingëllon shumë bazike, apo jo? Listat janë të mëdha! Pavarësisht se çfarë punon për ju dhe biznesin tuaj, ju mund të keni nevojë për të bërë listat javore dhe ditore të gjërave që duhet të kryeni. Këtu janë disa gjëra që ju duhet të merrni në konsideratë kur të bëni listat tuaja:
- Cilat janë prioritetet tuaja të përditshme?
- Cilat janë qëllimet tuaja javore?
- Çfarë duhet të bëni gjatë kësaj jave apo dite për të rritet biznesin tuaj?
Këtu janë disa shembuj:
- Mbyll një marrëveshje me klientin
- Posto në median sociale
- Cakto takime me klientë të mundshëm
- Shkruaj postime në Blog
- Ha darkë me familjen
Ju duhet të shqyrtoni këto lista në fillim ose në fund të çdo dite (ose në fund të javës) dhe shikoni se çfarë keni dhe nuk keni përfunduar.
Personalisht, kam bërë një listë të atyre gjërave që duhet të bëj çdo mëngjes dhe pastaj kam prioritet listën, sepse në bazë të saj shoh se çfarë duhet të bëj më parë. Çdo gjë që nuk realizohet atë ditë, e zhvendos në ditën e ardhshme dhe filloj përsëri me të gjitha prioritetet. Më pëlqejnë gjithashtu edhe ‘check boxes’! Kjo më jep një ndjenjë të madhe të realizimit të gjërave kur shkoj për të kontrolluar gjërat që janë tashmë jashtë listës!
- Orari, Orari, Orari: Gurthemeli i menaxhimit të kohës
Siç e thotë dhe shprehja, koha është para. Koha juaj është një investim në biznesin tuaj. Ju nuk do e hapni dritaren dhe të filloni të hidhni kartmonedhat jashtë, apo jo? Atëherë ju nuk duhet të hidhni as kohën tuaj. Koha është aseti më i vlefshëm i biznesit tuaj!
Caktimi i orarit është ajo ku ju mund të analizoni qëllimet tuaja javore dhe ditore në bazë të veprimtarive dhe të caktoni një afat për to gjatë ditës tuaj. Për shembull:
- Telefonatat
- Takimet
- Email-et
- Brainstorming
- 5 deri në 10 minuta para dhe pas çdo thirrje apo takim
- Kohë për veten tuaj
Këtu është një shembull:
7:00 AM: Ushtrime / Meditim / Mëngjesi
8:00 AM: Bëni Listën tuaj ditore & Cakto kohën për Detyrat
8:30 AM: Email-et
9:30 AM: Konferencat / Takimet
11:30 AM: Rikthimet e Mesazheve telefonike/Email-ve
12:30 PM: Dreka
1:30 PM: Puna Krijuese, Shkrimi në blog, Krijo Prezantimin për klientin
3:30 PM: Telefonatat / Email-et / Kohë shtesë në qoftë se ka ndonjë ndërprerje
5:30 PM: Puna Administrative, Zhvillimi i Biznesit
6:30 PM: Darka me miqtë apo familjen
Natyrisht, çdo kush është i ndryshëm. Disa njerëz janë ‘bufat’ e natës, disa njerëz janë ‘zogjtë’ e mëngjesit, kështu që kjo listë është vetëm si shembull. Ajo që dua të vini re është se si çdo gjë është e ndarë në blloqe kohore. Ju keni një kohë të veçantë për email-et, thirrjet telefonike, punën krijuese, zhvillimin e biznesit, etj Më e rëndësishmja ju keni kohë për veten tuaj.
Tani, ne kemi dy këshilla të madha për të ndihmuar sipërmarrësit të menaxhojnë kohën e tyre në mënyrën më efikase. A jeni gati për këshillën e tretë?
- Menaxhimi efektiv i kohës nënkupton se duhet të dini që jo gjithmonë do bëhet çdo gjë që keni planifikuar
Siç ka thënë Oprah: “Ju mund t’i keni të gjitha. Vetëm jo në të njëjtën kohë. “Ju mund t’i realizoni gjërat. Ju mund t’a merrni atë klientin e madh. Ju mund të rrisni fitimin tuaja neto. Çfarë ju duhet të kuptoni është që gjërat ndodhin. Se takimi u zhvillua vonë, trafiku ishte i tmerrshëm, apo se perspektiva e biznesi nuk është duke iu kthyer thirrjet tuaja. Për sipërmarrësit, ka gjithmonë diçka. Përfundojmë një detyrë dhe një tjetër shfaqet. Duke qenë të vetë-punësuar nuk duhet të ligështoheni.
Jeta e paparashikueshme e një sipërmarrësi është pjesë e arsyes pse çdo pronar biznesi lufton me menaxhimin e kohës. Kjo është natyra e ‘bishës’, por duke i bërë listat, duke ndjekur një orar dhe duke kuptuar se do të ketë raste kur jo çdo gjë do të bëhet, ju do të keni rregull në jetën tuaj të përditshme.
Çelësi, sipas mendimit tim, është të bësh listën e mëngjesit dhe oraret për detyra specifike. Pastaj, nëse gjërat nuk shkojnë si gjithmonë, ju mund t’i vendosni për ditën ose javën e ardhshme.
E shikoni nuk është edhe aq e vështirë, apo jo? Ju mund t’a bëni. Tani filloni bëjeni atë orar. Shpresojmë, këto këshilla të menaxhimit të kohës për sipërmarrësit, që aktualisht punojnë do t’ju ndihmojnë me të vërtetë!
/Shkruar nga Kim Garst
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.