“Cilësia është shumë e rëndësishme për ne”, ka shkruar Apple në një email të dërguar për zhvilluesit sot. “Ne e dimë se shumë prej jush punojnë shumë në ndërtimin e aplikacioneve inovative dhe në përditësimin e tyre në App Store me përmbajtje dhe karakteristika të reja. Megjithatë, ka edhe aplikacione në App Store që nuk funksionojnë më siç pretendojnë, ose kanë kohë që nuk ofrojnë mbështetje. Ne po implementojmë një proces të vazhdueshëm të vlerësimit të këtyre aplikacioneve sa i përket këtyre çështjeve, duke njoftuar zhvilluesit e tyre, dhe duke hequr aplikacionet problematik apo të braktisur nga App Store.
Në të njëjtin mesazh Apple u shkruan zhvilluesve që do të imponojnë një kufi prej 50 karaktersh në emrat e aplikacioneve që zhvilluesit paraqesin për aplikacionet e reja dhe përditësimin e atyre ekzistues.
Këto ndryshime do të zbatohen në të njëjtën ditë kur Apple do të mbajë eventin në San Francisko ku do të prezantoj iPhone e tyre të ri dhe produkte të tjera të mundshme.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.