Si të thuash ‘Jo’ dhe prapë të pëlqehesh - Business Magazine Albania

Si të thuash ‘Jo’ dhe prapë të pëlqehesh


Të thuash ‘Jo’ është e vështirë, sidomos për mua. Në fund të fundit, duke thënë ‘Po’ më çoi këtu ku jam sot. Po, do i investoj kursimet e mia në kompaninë timë. Po, do të punësoj më shumë njerëz. Po, do përhapem globalisht.

Ka vlerë të jesh një “po” person, por t’a thuash atë gjatë gjithë kohës pakëson të ardhurat. Ju nuk mund të jeni fizikisht në katër vende në të njëjtën kohë, dhe ju nuk mund të merreni mendërisht në çdo projekt, problem, ose mundësi që paraqitet për ju.

Që kur zgjodha të bëja 2016 vitin tim të “jo,” Unë jam shpërblyer duke përmirësuar produktivitetin në fronte të shumta dhe për të gjetur ditët e jetës sime përsëri. Këtu janë disa mënyra që kam mësuar si të thëmi “jo” një fjalë pozitive në ndërveprimet e ditëve të mia, dhe se si kjo më ka ndihmuar të qëndroj në rregull dhe të rritet biznesi im:

Ndërto besim

Një marrëdhënie e besuar me klientët tuaj, kolegët dhe miqtë do të iu japë lejë për të thënë “jo.” Kur ju gjithmonë keni ofruar, njerëzit do iu besojnë se ju do të thoni “po” kur të mundeni.

si-te-thuash-jo-dhe-prape-te-pelqehesh-businessmagThuaje me mirësi

Kur thua “jo” nuk ka nevojë të shkaktosh dëmtim të ‘zverkut’. Kur ju i shpjegoni kolegëve tuaj pse nuk mund t’a bëni atë që ju kanë kërkuar, edhe pse do të donit të mundeshit ata do iu kuptojnë. Kohët e fundit kam refuzuar një intervistë me një rrjet mediatik të ri, sepse nuk mund ta përshtat me orarin tim intensiv të udhëtimit. I thashë rrjetit që do të shkoja, kur të isha e përgatitur më mirë për të lidhur dy fjali bashkë. Një koleg që lexon email-et më tha se ata po e ruanin atë si një shembull se si të përpiqeshin t’i merrnin gjërat më me elegancë në të ardhmen.

 

Ofroju mundësitë, jo punën e shumtë

Dhënia e përgjegjësive ndonjëherë mund të vijë si diçka negative- sikur ju jeni duke ia shtyrë punën dikujt tjetër- por kjo nuk duhet konceptuar në këtë mënyrë. Mos iu thuaj ‘jo’ të gjitha kërkesave.

Dhe kjo nuk është një gjë e keqe. Mendoni për mundësinë që ju po i jepni të tjerëve. Një organizator konference nuk mund të dojë gjithmonë zëvendës presidentin kur themeluesi apo CEO nuk mund të bëjë eventin. Por në qoftë se ju tregoni se i besoni dikujt tjetër një mundësi ju mund të jeni i befasuar nga reagimet pozitive që do të merrni. Lejimi i personelit tjetër të marrë pjesë në ngjarjet dhe të flasë në diskutime, për shembull, na ka ndihmuar të mbledhim një grup më të gjerë dhe si-te-thuash-jo-dhe-prape-te-pelqehesh-businessmagmë të larmishëm të brandeve, duke i nxjerrë talentet në qendër të vëmendjes.

Duke thënë “jo”, ose të paktën të qenë më selektiv në të thënit “po”, ju merrni kontrollin e jetës tuaj dhe kohës tuaj, duke lejuar që të përqëndroheni në atë që ka më shumë rëndësi. Të mësuarit për të thënë “jo” më ka dhënë fuqinë për të krijuar dhe përtërirë një përpjekje për të rritur biznesin tim. Dhe me kalimin e kohës, isha në gjendje të fokusohesha për të punësuar njerëzit e duhur, të zgjidhja të punësuarit e aftë dhe përfitova nga mundësitë profesionale. Kam qenë në gjendje të mendoj në mënyrë strategjike se ç’pritet më tej për biznesin tim.

Pra, më dëgjoni mua: Thoni “jo” ndonjëherë. Mendoni objektivin përfundimtar, kur të merrni një vendim, dhe besoni te të tjerët për t’ju ndihmuar të keni sukses. Në fund të ditës, besojini vetes dhe mos lejoni që t’a tepëroni. Nëse gjeni mënyrën e duhur për të thënë “jo”, të punësuarit tuaj do iu kuptojnë, dhe iu respektojnë për këtë.

 

/Shkruar nga  në linkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0