Lenovo Yoga Book është një laptop pa tastierë fizike - Business Magazine Albania

Lenovo Yoga Book është një laptop pa tastierë fizike


Microsoft Courier ishte një projekt ambicioz që daton nga 2010-ta por edhe pse inovativ nuk gjeti asnjëherë mbështetjen e investitorëve të kompanisë. Produkti më i fundit i Lenovo, Yoga Book, merr rrugëtimin pikërisht aty ku e la Microsoft për të bindur industrinë se një laptop me dy ekrane mund të jetë një sukses.

Në esencë është një hibrid laptop-tablet por ka diçka që se keni parë më parë në këtë linjë produktesh. Një laptop normal Yoga karakterizohet nga një stil dizajni fizik prej libri me ekran dhe tastierën por Yoga Book ka një ekran dhe një tjetër ekran.

Hibridi shoqërohet nga një laps Stylus pa bateri dhe 2,048 pika presioni i aftë të gjurmojë edhe këndin e presionit. Lenovo thotë se tastiera virtuale, ekrani i dytë, është po aq e shpejtë dhe e saktë sa edhe një fizike.

Modeli i tastierës mbetet i njëjtë me një tastierë fizike, por butonat mund të zgjerohen në bazë të nevojave. Për shembull, nëse keni tendencë që të shtypni poshtë butonit të hapësirës, ai do ti zgjerojë sensorët e prekjes për t’ju përshtatur juve. Lenovo tha se tastiera do të ketë një software që ta lejojë të përshtatet me tendencat e përdoruesit.

Lenovo-Yoga-Book-është-një-laptop-pa-tastierë-fizike-business-mag

Yoga book fuqizohet nga një proçesor Intel Atom X5-Z8550 shoqëruar nga 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Ekrani origjinal ka një madhësi 10.1 inç dhe rezolucion 1920×1200. Yoga Book përmban një mori sensorësh të zakonshëm ku mund të përmendim akselerometër dhe sensor të dritës së ambientit. Kamera e pasme ka një rezolucion 8 megapiksel ndërsa frontale 2 megapiksel. Konektiviteti përfshin Wi-Fi 2.4/5Ghz 802.11 a/b/g/n/ac dhe një model global LTE. I gjithë produkti peshon 690 gram.

Ashtu si hardware-i, edhe software-i është i pazakonshëm. Yoga Book vjen me Windows 10 dhe do të kushtojë 549 $. Do të jetë i disponueshëm edhe me Android Marshmallow 6.0 dhe do të kushtojë 499 $. Me këtë të fundit Lenovo ka ndërtuar një ndërfaqe quajtur Book UI për të bërë më të lehtë funksionimin në disa aplikacione në Android.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0