Shtëpitë inteligjente të së ardhmes në panairin e Berlinit - Business Magazine Albania

Shtëpitë inteligjente të së ardhmes në panairin e Berlinit


Teknologjia po zë gjithnjë e më shumë vend në modelimin dhe mobilimin e shtëpive, por sërish mbetet ende larg premtimit të kompanive që operojnë në këtë fushë për “banesa inteligjente”.

Të tilla banesa janë objektiv i së ardhmes dhe këtij objektivi i shërbeu edhe panairi “Smart Home” në Berlin.

Kompanitë pjesëmarrëse në panair paraqitën produktet e tyre, një ndërthurje mes klasikes, modernes dhe natyrales. Ato thonë se e ardhmja shtëpive “HiTech” është tani.

Fshesë me korrent inteligjente, sobë, frigorifer dhe pajisje të tjera të kuzhinës, që të gjitha inteligjente, sistem ndriçimi dhe ajrimi inteligjent, që fiket kur ju largoheni dhe ndizet sapo ju hapni derën.

Që të gjitha këto ishin pjesë e risive që solli panairi në fjalë, ku të gjitha kompanitë pjesëmarrëse u zotuan për ofrimin e gjithë këtyre për konsumatorët në masë. Por, të paktën deri më tani, ajo që e ndalon shndërrimin e “Smart Home” në një trend është kostoja, që për analistët do të kërkojë edhe të paktën një dekadë që të ulet ndjeshëm e të bëhet e përballueshme për masat.

 

burimi: top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0