“Wiki Loves Monuments 2016”, gara e fotografive të monumenteve - Business Magazine Albania

“Wiki Loves Monuments 2016”, gara e fotografive të monumenteve


Edhe këtë shtator, për të tretën herë me radhë, do të mbahet gara e fotografisë Wiki Loves Monuments në Kosovë.

Wiki Loves Monuments është një garë ndërkombëtare e fotografive të monumenteve, e organizuar nga wikipedianët në shumë vende të botës nga 1 deri më 30 shtator 2016 për të mbledhur foto për Wikipedia.

Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Të gjithë mund të kontribuojnë me imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët vendas mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo arkitektonike të rrethinës së tyre.

Gara filloi më 2012 si një provë e vogël në Holandë, e cila mblodhi 12,500 fotografi. Më 2015 6,618 fotografë ngarkuan mbi 231,000 fotografi të liçensuara lirshëm të ndërtesave historike, monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore në 33 vende, duke përfshirë edhe Kosovën.

Çdo konkurs kombëtar do të jetë në gjendje të përzgjedhë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi të përzgjedhura do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të ndajë shpërblime shtesë për fotot më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Kriteret sipas të cilave juritë vlerësojnë fotografitë janë: cilësitë teknike, origjinaliteti dhe vlera edukative. Është e rëndësishme që fotografitë të shoqërohen me përshkrime të sakta të asaj që përmbajnë. Pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë vetëm me fotot e tyre dhe t’i ngarkojnë ato nën një liçensë të lirë në depon multimediale të Wikimedia-s, Wikimedia Commons. Nuk ka rëndësi kur janë shkrepur fotot.

Gara organizohet nga FLOSSK përmes mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve si dhe Fondacionit Wikimedia.

Mësoni më shumë për garën në wikilovesmonuments.al, ku do të jeni në gjendje t’i ngarkoni fotografitë tuaja përgjatë muajit shtator.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0