Një grup biznesmenësh nga Kina, së bashku me përfaqësuesen e qeverisë kineze për grantet në Europë dhe Ballkan, zhvilluan një takim pune me Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.
Kryetari Shehu gjatë takimit informoi se taksat për biznesin janë ulur në masën 30%, për bizneset që investojnë në fushën e turizmit malor taksat janë ulur me 50% dhe taksa e ndërtimit është ulur me 70%, duke krijuar kështu një klimë të përshtatshme për afrimin e investitorëve në Kukës dhe zhvillimin e zonës.
Interesi i biznesmenëve nga Kina për investim ishte i përqëndruar në fusha të ndryshme si bujqësi, bimë medicinale, turizëm, energji, minerale etj.
Burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto