Waze sapo prezantoi cilësinë “where to park”, e cila i sugjeron përdoruesve disa opsione për vendet më të afërta të parkingut. Në qoftë se përdoruesi nuk zgjedh opsionin e parë të sugjeruar nga aplikacioni, atëherë Waze ofron një opsion të dytë dhe e drejton shoferin për tek ai.
Flavia Sasaki Siqueira, kryetar i zhvillimeve të biznesit të Waze, tha se kompania do të integrojë informacionin e INRIX mbi vendet e parkingut në bazën e tyre e të dhënave për të përcaktuar me saktësi pozicionet e parkingut. INRIX përdor një numër të madh burimesh për të vlerësuar sasinë e vendeve të lira në një bllok parkimi.
“Kërkimi për një vend parkimi ndikon në kohën e takimeve dhe shton stres të panevojshëm në eksperiencën e shoferit, problem të cilin përditësimi i ri i Waze mund ta reduktojë” thotë Siqueira.
burimi: krokodili.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto